Një turist  ka vendosur të thajë çorapet e tij në dritaren e avionit gjatë fluturimit.

Fotografia është postuar në profilin e  “Passenger Shaming”, në Instagram, e cila ka 1 milion ndjekës.

Fotoja ka marrë 5,235 pëlqime e 160 komente dhe mban shkrimin: “Duke tharë rrobat e mia rrugës për në LA këtë fundjavë!”.

Personi nuk ka nxjerrë fytyrën por ka treguar pjesën e pasme të trupit të tij dhe çorapet duke u tharë.

Ndoshta turisti jeton në Londër dhe i ka lagur çorapet gjatë rrugës për në aeroport, pasi dihet që në Angli bie shumë shi.

Postimi i “Passenger Shaming”