Shumë kane shkruar e madje dhe komentuar mbi sezonin turistik, vecanërisht në bregun e jugut. Me thënë të drejtën natyra dhe resurset që i ka shqipëria janë të pakrahasueshme. Deti është i kristaltë e malet e gjelbërt lartësohen menjeherë(Llogara etj ), duke gërshetuar kështu një pamje të mrekullueshme për syrin e cdo pushuesi.
Ia vlen të pushosh për disa ditë e të largohesh nga perditshmëria. Përtej dhuratës që i ka bërë Zoti këtij vendi, kujdesi ose mos kujdesi e bën turizmin të jetë ose jo atraktiv. Në shumë fshatra turistike, këtë vit pati një zhvillim pozitiv, pasi secili që ka shkuar disa ditë në plazh e konfirmon këtë.
Për herë të parë pushimet mund të bëheshin, pa u bezdisur nga mushkonjat. Kjo, besoj falë iniciavave të institucioneve përgjegjëse që kanë bërë dezinfektimin e plazheve. Ky fakt evidentohej jo vetëm nga pushuesit vendas, por edhe në biseda me pushues të huaj.
Deri një vit më pare, Qeparoi ishte një plazh jo shumë i frekuentuar, por këtë vit shëtitorja e re mbrëmjeve mbushej nga pushues. Infrastruktura e përmirësuar ndjeshëm, ( mbizitëronte betoni gjithsesi dhe nuk pashe një lulishte përvec disa përpjekjeve në lokalet në anë të shëtitores) me ndricim.
Megjithatë ishte ndryshim I dukshëm, për atë pjesë të bregut që ishte planifikuar këtë vit. Thuhej që investimet do vijonin, e kjo ishte shpresëdhënëse për Qepariotët. Por.. ndoshta I duhet kushtuar më shumë vëmendje gjelbërimit, (jo beton) se gurët mjaftojnë ne breg..
Me pak fjalë, nëse do të qetësohesh me familjen e të shijosh detin, pastërtinë dhe qetësinë mund të shkosh në ato fshatrat që ndjekin vijën bregdetare të jugut , e që janë në zhvillim e sipër.
Gatimet ??....Mund të ushqehesh shëndetshëm, por portofolin duhet ta kesh plot. E them këtë për rrogtarët dhe jo për biznesmenët apo politikanët, se për ata është shumë e lehtë.
Banorët e zonës të cilët ishin angazhuar për të hapur një biznes, ndoshta kanë një problem me konceptin për turizmin: Duan të fitojnë shumë në pak kohë.Nuk është faji i tyre për mendimin tim,vjeshta vjen shpejt dhe puna në këto zona shkon drejt zeros.
Duhet të ketë, dhe zyrtarisht besoj që ka, institucione që kontrollojnë, jo vetëm cmimet por në mënyre të vecantë cilësinë e ushqimeve. Me sa di është një inspektoriat që bën kontrolle. Më shumë se asnjëherë, punonjësit e institucioneve të tilla, duhet të zgjedhin të pushojnë ndoshta në vjeshtë, në mënyrë që të jenë frytdhënës gjatë verës, me kontrolle të vazhdueshme në restorantet në bregdet.
Dhe ky duhet të jetë kusht, që edhe ata pak pushues që vijnë nga jashtë shtetit, për të shijuar bukuritë e shqipërisë, të shijojnë edhe ushqimet që serviren në restorantet që më së pari duhet të marrin një "licencë" për ushqimet.
Pse u dashka që frutat e detit të konservuara prej kohësh te importohen nga Kina apo nga cdo cep tjetër i kësaj bote? Mjafton pafundësia detit që lag shqipërinë për të shijuar cdo kafshë të thellësive joniane apo të adriatikut….Askush nuk do qe ato pak ditë që pushon, të helmohet.
Secili paguan ndoshta edhe pak më shumë për të shijuar ushqime të shëndetshme e rrjedhimisht për të bërë pushime të tilla: thjeshtë të shëndetshme.
/Shqiptarja.com