Tripadvisor, një nga sajtet e njohura të turizmit që bazohet në vlerësimin e destinacioneve dhe shërbimeve nga turistët që udhëtojnë në botë, ka shpallur 10 ishujt më të mirë të botës për vitin 2013.
Në bazë të votimit mes antarëve të sajtit,mes dhjetëra ishujve janë zgjedhur më të mirët e tyre, jo vetëm për nga bukuria natyrore dhe pastërtia por edhe për nga shërbimet dhe aktivitetet e ndryshme gjatë pushimeve. Në krye të listës është një nga ishujt e Belizes, Ambergris Caye, i pasuar nga ishujt St. John dhe Bora Bora.
Në vendin e katërt renditet ishulli San Juan në Ëashington. Ishulli artificial me sa duket është mjaft i preferuar për turistët për shkak të plazheve, rezervateve me delfinë dhe fermat më të mëdha të livandos në vend. Pas mrekullisë amerikane renditja shkon në Greqi dhe pikërisht në ishullin Santorini të njohur për vullkanin e zi të Perisës.
Në vendin e gjashtë dhe të shtatë renditen ishujt Isla Mujeres dhe Moora, të cilët ofrojnë zhytje në barrierën koralore dhe plazhe mahnitëse. Koh Tao është ishulli i gjirin e Tailandës mjaft i njohur për breshkat e shumta që popullojnë plazhin. Dielli ndricon atje 300 ditë në vit. Ishulli i Pashkës gjendet në jug të Paqësorit por ndonëse është tepër i vështirë si destinacion, është mjaft i preferuar mes turistëve për misteret që fsheh.
I fundit në listën e dhjetë ishujve më të mirë për këtë vit renditet Nosy Be që në shqip do të thotë “Ishulli i madh”. Ai gjendet në veriperëndim të Madagaskarit dhe është plot me liqene vullkanikë, lemurë, distileri rumi, etj.
AMBERGRIS CAYE
Është një destinacioni vërtet i paharrueshëm me shumë shërbime dhe aktivitete saqë duket sikur është konceptuar enkas për turistët. Ishulli është i mbushur me plazhe me rërë të bardhë ndërsa makinat e golfit janë ndoshta i vetmi mjet transporti. Fansat e zhytjeve në barrierën koralore mund të vizitojnë cdo ditë Vrimën e kaltër, një rreth I thellë 120 metra i thellë i pasur me faunë dhe peshq e korale!
ST. JOHN
Ekoturizmi është i gjallë në St. John me aktivitete që fillojnë nga vëzhgimi i kafshëve të egra deri tek ekskursionet e gjatë dhe shëtitjet në rërën e bardhë. Ia vlen të fotografosh nën ujë dhe pse jo të notosh. Në fund të fundit je në Karaibe!
Shkrimi u botua sot në Suplementin Fiundjava në gazetën Shqiptarja.com (print) 26.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com