Turizmi/ Dako: Po vuajmë për punëtorë, Kruja dhe Shijaku të bashkohen me Durrësin

Turizmi/ Dako: Po vuajmë për punëtorë, Kruja dhe Shijaku të bashkohen me Durrësin

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ne Repolitix

Kryebashkiaku i Durrësit, Dako i ftuar sonte në Report Tv u shpreh se në qytetin bregdetar ka një kërkesë të lartë për punëtorë nga bizneset, por nuk ka të profilizuar. 

Është rritur punësimi, në Durrës vuajmë për punëtorë. Ne sot, jemi në momentet që nuk kemi punonjës, kompani të ndryshme ofrohen të bashkia për të kërkuar mundësinë për të gjetur punëtorë. Mungojnë punëtorët e profilizuar në sektorin e shërbimeve apo sektorë të tjerë. Sezoni e rrit shumë kërkesën për punësim, kamarier, kuzhinier, etj. Jo vetëm sezonalë, por edhe për tërë vitin.

Vangjush Dako

Referuar akuzave të Bashës për ndarjen territoriale, Dako shtoi se do të pranonte një ridimensionim, por që brenda bashkisë së Durrësit të përfshiheshin edhe Kruja me Shijakun.

Pra ju nuk do të ishit dakord nëse PD do të kërkonte një ridimensionim të bashkisë së Durrësit? Do të isha dakord të merrte edhe Shijakun apo Krujën. Për një numër sa më të vogël bashkish, ka disa qarqe ku është rritur numri i bashkive, nuk ka kuptim që të kemi bashki me 30-40 mijë banorë. Sa më i ulët numri i bashkive aq më i mirë i bën vendit

Vangjush Dako

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Limi: 09/06/2018 13:51

    Si gjithmone per DAKON fatin e ka Populli qe nuk punon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë