Turizmi/ Klosi fton biznesin e huaj që të investojë në Shqipëri: Po negociojmë me 15 emra të njohur

Përthithja e investimeve të huaja në shërbimin e hotelerisë në Shqipëri, por edhe realizimi i një pakete të përbashkët turistike në rajon kanë qenë në fokus të  konferencës ndërkombëtare të hotelerisë dhe investimeve “Adria Hotel Forum”, që zhvillohet për të shtatin vit radhazi në Beograd. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi përfaqësoi Shqipërinë dhe paketën gjithëvjetore turistike të saj, konferencë në të cilën morën pjesë emra të njohur të hotelerisë së rajon.

“Unë bëra një prezantim të realitetit në Shqipëri, por ajo që ndjeva pas prezantimit është një interes i plotë i të gjithë bizneseve të hotelerisë për Shqipërinë. Ne kemi asete të mrekullueshme që kanë të bëjnë me hotelerinë në Shqipëri, jo vetëm në zonën e bregdetit  por edhe në qytetet tona dhe interesi shumë i madh është edhe për zonat tradicionale të bukurisë natyrore të vendit tonë si në Alpe apo në zonën e Korcës. Në konferencë nga folësit u vlerësua maksimalisht paketa e lehtësirave fiskale që Shqipëria ka promovuar në hotelerinë me 5 yje dhe mendoj që ka qenë ky momenti i kthesës që sot kemi kaq shumë interes nga hotelierët më të mëdhenj dhe emrat më të njohur që sic e shikoni janë në këtë konferencë’’

 Ministri Klosi ka vlerësuar asetet e mrekullueshme që ofron  Shqipëria në investimet në hoteleri, duke thënë se vendi ynë po negocion që të investojnë 15 emra të njohur. ‘‘Ne tashmë jemi në negocim me mbi 15 emra të njohur, disa prej tyre janë bërë publike dhe kanë filluar investimet në Shqipëri, të tjerët janë në proces negocimi por mendoj që e kemi kaluar atë fazën që ishim të dëshiruar për emra në Shqipëri. Jemi në fazën që duhet të negociojmë hapësirën  që ne kemi dhe mundësitë që ofrojmë dhe për të qenë të kujdesshëm edhe në investimet edhe në emrat që po afrohen në Shqipëri.

Jemi pjesë e një rrjeti turizmi në rajon, europian por që kemi problematikat tona për të cilat edhe në konferencë u fol në kuadër të gjithë zhvillimit rajonal se cfarë rajoni duhet të bëjë si një i tërë për tu ofruar në destinacion turistik. Jo vetëm në turizmin e ndërsjelltë ndërmjet vendeve tona por futja e kompanive dhe emrave të njohur në biznesin e hotelerisë  dot ë bëjë të mundur që oferta të jetë e përbashkët edhe për tregun aziatik, për tregun europian nordik apo Balltik apo vendet e Europës qendrore por natyrisht do të jemi shumë të dëshiruar si një e tërë edhe për vendet e përtej oqeanit” përfundoi ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!