Në verilindje të vendit po zbatohet projekti strategjik ndërkufitar me Kosovën, në vlerën e 2,5 milonë eurove, të cilat do të investohen në Shishtavec dhe Dragash.
Fillimi i projektit u bë i ditur gjatë takimit që përfaqësues të Bashkimit Europian zhvilluan në Kukës me palën përfituese të këtij projektit,Këshillin e Qarkut.
Ky takim si fokus kryesor kishte zbatimin e të gjithë punimeve të përfshira në këtë projekt.
Kryetari i Këshillit të Qarkut Abedin Oruçi, fillimin e projektit e vlerësoi si shumë të rëndësishëm për zonën e Shishtavecit,ndërsa kërkoi edhe disa investime të tjera shtesë.
Aktualisht po punohet për zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Novosej dhe Shishtavec me Pikën e Kalimit Kufitar Krushë në Kosovë.
Projekti gjithashtu përfshin ndriçimin rrugor në Shishtavec, ndërsa restaurimi i fasadave të ndërtesave në dy anët e rrugës kryesore në këtë fshat, është një tjetër përfitim dhe gjetje nga ky projekt.
Deri më tani janë përfunduar ndërtimi i qendrës turistike dhe sinjalistika turistike. Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian dhe synon promovimin e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet zonave dhe banorëve të rajoneve kufitare për të forcuar zhvillimin social-ekonomik, mjedisin,turizmin dhe trashëgiminë kulturore.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com