TIRANE - Shifrat më të fundit të të ardhurave nga turizmi, të pasqyruara në statistikat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, flasin për atë, qënë Shqipëri po mbizotëron “turizmi i varfër”. Sipas këtyre statistikave, vitin e kaluar nga turizmi janë siguruar 1 miliard e 145 milionë euro të ardhura. Por, një vit më parë, kjo shifër ishte afro 1 miliard e 170 milionë euro.
Pra, rënia ka qenë në masën 24 milionë euro, ndonëse nga dikasteret e tjera është regjistruar një numër më i madh turistësh të hyrë në Shqipëri më 2012-ën, krahasuar me vitin e mëparshëm. Por kjo duket se është tendencë e konsoliduar. Në vitin 2010 shifra e të ardhurave nga turizmi ishte 1 miliard e 227 milionë euro, pra një vit më pas ulja ka qenë 57 milionë euro.
Në të njejtën kohë, janë pakësuar edhe shpenzimet e bëra gjatë udhëtimeve të shqiptarëve jashtë vendit. Gjithnjë sipas BSH, vitin e kaluar këto shpenzime e kaluan shumë pak 1 miliardëshin, ndërkohë që më 2011 ishin 1 miliard e 122 milionë euro. Këto shpenzime, madje, ishin më të larta edhe në 2009-ën, kur ende nuk ishin hequr vizat Shengen. Atë vit shqiptarët shpenzuan jashtë 1 miliard e 134 milionë euro.
Faktorët për këtë situatë janë dukshëm të lidhur me krizën globale. Por ato kanë të bëjnë edhe me atë çka u ofron sektori turistik turistëve, të mësuar me standarde të caktuara shërbimi. Të huajt jo rrallë janë dëgjuar të ankohen sidomos për çmimet e larta të dhomave të hoteleve, ku në shumë raste mungon elektriciteti apo uji 24 orë.
Lidhur me këtë, edhe biznesi i këtij sektori ka ngritur vazhdimisht kërkesën ndaj qeverisë që të ulet TVSH-ja për shërbimet turistike, duke e konsideruar këtë si një sektor përparësor të ekonomisë, që duhet të incentivohet. Por një gjë e tillë ka rënë deri tani në vesh të shurdhër.
Një tregues negativ për bilancin e pagesave është edhe ai i shumës së remitancave nga emigracioni me bilancin e turizmit. Ndërkohë që në vitin 2004 kjo shumë ishte 849.3 milionë euro dhe në 2005-ën 858.3 milionë, në 2011-ën shifra ka rënë në 712.5 milionë euro dhe në 2012-n, 817.9 milionë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com