Turizmi përmirëson situatën ekonomike, BSH: Rimëkëmbja është e brishtë! Pro borxhit në tregun e brendshëm nga qeveria

TIRANË-  Ekonomia e vendit është përmirësuar lehtë në muajit e sezonit veror por përsëri mbetet e rrezikuar nga vijueshmëria e pandemisë dhe një mbyllje e dytë. Zëvendësguvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë Luljeta Minxhozi tha në konferencën e politikës monetare se goditja ishte më e forta në 2 dekadat e fundit.

“Aktiviteti ekonomik ka ardhur në përmirësim gjatë muajve të verës, pas rënies së fortë të shënuar në tremujorin e dytë. Pavarësisht tendencave pozitive, perspektiva e rikuperimit të ekonomisë në të ardhmen mbetet ende e brishtë. Vala e re e infektimeve dhe prezantimi i masave kufizuese në shumë vende, e potencialisht dhe në Shqipëri, paraqesin sfida serioze për shëndetin publik dhe për ecurinë e ekonomisë gjatë periudhës në vijim. Sipas të dhënave të INSTAT-it, prodhimi i brendshëm bruto ra me 10.2% në tremujorin e dytë të vitit, duke shënuar tkurrjen më të fortë në historinë shqiptare të dy dekadave të fundit. Në të njëjtin tremujor, ekonomia shqiptare humbi rreth 50 mijë vende pune dhe shkalla e papunësisë u rrit në nivelin 11.9%”, u shpreh zëvendësguvernatorja e BSH Minxhozi.

Minxhozi shprehet se masat e bankës dhe të qeverisë kanë zbutur pasojat negative të krizës, por përkeqësimi i situatës do të kërkonte masa të reja shtesë.

“Përkeqësimi i situatës padyshim që do të kërkonte një lehtësim të politikës monetare por edhe asaj fiskale, në rastin tonë ne kemi përgatitur një plan kontigjence e cila do të aktivizohet në rast të përkeqësimit të situatës por edhe në formën e goditjes që do të marrë ekonomia. Të gjitha këto plane janë të koordinuara me FMN, dhe kemi theksuar se operacionet e lehtësimit sasior janë të mirëpritura dhe do të ndihmonin në shtimin e likuiditetit dhe në stabilizimin e normave të interesit”, deklaroi zëvendësguvernatorja.

Po ashtu Minxhozi në përgjigje të pyetjes së Report TV për borxhin që do të marrë qeveria në tregun e brendshëm në vitin që vjen në vlerën e 49.9 miliardë lekë, duke thënë se duhet treguar kujdes me përdorimin e tij në ekonomi.

“Tregu i brendshëm në vend ka akomoduar një shumë të ngjashme këtë vit, ato janë të gatshme për një shumë të tillë, banka qendrore vetëm kërkon kujdes në shpërndarjen në kohë të këtij financimi dhe përdorim sa më të drejtë të tij në ekonomi”, u përgjigj Minxhozi.

Banka e Shqipërisë mbetet në dispozicion edhe për një moratorium të dytë për shtyrje të kësteve të kredisë nëse do të kemi një karantinë të dytë. Sakaq Këshilli Mbikëqyrës ka lënë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin e ulët historik 0.5%.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja