Turizmi, Shqipëria ngjit 12 vende në renditjen e Forumit Ekonomik Botëror

Turizmi, Shqipëria ngjit 12 vende në renditjen e Forumit Ekonomik Botëror

Protestat e dhunshme dhe situata e acaruar politike duket se nuk kanë ndikuar në trendin pozitiv të sektorit të turizmit shqiptar. Një raport i Forumit Ekonomik Botëror e ka konfirmuar këtë, duke bërë të ditur se në dy vitet e fundit Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në konkurrueshmërinë e industrisë turistike, duke u ngjitur 12 vende në klasifikimin botëror. Ndërkohë që klasifikohej e 98-ta në vitin 2017, tani Shqipëria, sipas Ëorld Economic Forum, renditet e 86-ta mes 140 shteteve të marra në anlizë.

Raporti i hartuar nga organizata prestigjioze me bazë në Zvicër niset në vlerësimin e tij nga të dhënat e analizuara prej ekspertëve të Bankës Botërore dhe Organizatës Botërore të Turizmit. Renditja lidhur me performancën e turizmit në një vend të caktuar përcaktohet nga kuadri rregullator ligjor dhe institucional, mjedisi dhe infrastruktura e të bërit biznes, si dhe burimet njerëzore, kulturore e natyrore.

Sipas raportit industria e turizmit në vendin tonë vlerësohet në rritje të vazhdueshme, duke kaluar nga 3.2 pikë në vitin 2013, në 3.4 dy vjet më vonë dhe 3.6 në 2019-ën. Tanimë vendi ynë është më mirë se Maqedonia e Veriut (renditja 101; vlerësimi 3.4) dhe Bosnje Hercegovina (renditja 105; vlerësimi 3.3).

( Kliko këtu ) Raporti i Plotë për turizmin në 2019

Pavarësisht nga trazirat e këtij viti, siguria është vlerësuar më shumë se gjithshka, duke marrë 5.8 pikë, nga 7 të mundshme. Vlerësimet e tjera pozitive kanë të bëjnë me higjienën (5.3), çmimet konkurruese (5.3), burimet njerëzore (5.1) dhe prioriteti i sektorit (5).

Ndërkohë, nota më të dobëta kanë marrë burimet kulturore dhe udhëtimet për biznes (vlerësuar 1.2), infrastruktura e transportit ajror (2.1), burimet natyrore (2.9), infrastruktura portuale (3.1) dhe shërbimet dhe infrastruktura e turizmit (4).

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja