TIRANE- Dje, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, zhvilloi një takim me përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA), për t'i informuar në lidhje me prioritetet dhe nismat e Ministrisë në fushën e turizmit, si edhe për të shkëmbyer mendime dhe sugjerime për problematikat në këtë sektor.
Ministrja Gjermeni theksoi se rishikimi i ligjit për turizmin, hartimi i Strategjisë së Turizmit 2014-2020, çështje që kanë të bëjnë me standardet, çertifikimin dhe liçensimin apo luftën kundër informalitetit janë prioritetet kryesore të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit në sektorin e turizmit.
Gjithashtu ajo kërkoi që Zyrat e Shërbimit Turistik të informohen në mënyrë të vazhdueshme mbi problemet që paraqiten. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e ATA-s informuan ministren për problemet që ka industria e turizmit në Shqipëri, ndërsa kërkuan uljen e TVSH-së, në masën 10% për sektorin e turizmit.
Në takim u diskutua edhe për krijimin e paketave të përbashkëta turistike rajonale, rritjen e kapaciteteve dhe kualifikimit të stafeve që ofrojnë shërbime në fushën e turizmit, çështjen e guidave turistike dhe trajnimin e tyre, mundësitë për të rritur kohëzgjatjen e sezonit turistik dhe krijimin e lehtësirave të tjera për turistët e huaj. Gjithashtu Ministria e Turizmit dhe ATA ranë dakord të hartojnë dhe nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi, si edhe të zhvillojnë takime periodike për të garantuar një partneritet më të mirë publik-privat.
Shkrimi u publikua sot (21.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com