Në kohë jo fort të mira futbolli ka shërbyer gjithmonë për të bërë bashkë njerëzit. Ky ishte edhe rasti i turneut të veteranëve, që u organizua në Korçë dhe ku përveç dy ekipeve shqiptare si Skënderbeu dhe Elbasani, mori pjesë edhe Kosturi i Greqisë.
Në sfidën e parë mes Skënderbeut dhe Elbasanit korçarët ia dolën të fitonin me penallti, ndërsa në finale Kosturi u mposht 2-0. Për rrjedhojë Skënderbeu fitoi edicionin e parë të një turneu shumë të veçantë, që riktheu në fushën e lojës emra që kanë bërë historinë.
“Edhe emocion edhe kenaqësi për faktin se takuam shokët e vjetër. Miqtë e mi korçar. Duke filluar nga Gjergji Ballshi të cilën e kam patur idhull. Kur e pashë në fushë ishte kënaqësi”, tha Muharrem Dosti, ish-futbollist i Elbasanit.
“E para është kënaqësi. Kujtojmë rininë sepse ishte një aktivitet shumë i bukur që e prita me padurim. Me thënë të drejtën jam shumë i gëzuar që mora pjesë në këtë eviniment”, tha Ilia Tërpo, ish-futbollist i Skënderbeut
“Për mua është kënaqësi, bukur, që kthehem luaj në shtëpinë tonë, në stadiumin tonë. Kemi kujtime të bukura. Ishim me shokë të ekipit dhe miq”, tha Bledi Shkëmbi, ish-futbollist i Skënderbeut.
“Besoj është hera e parë që marrim pjesë në këto evenimente. Më filluan emocionet sikur të isha 20 vjeç. Futbolli nuk hiqet kurrë, gjaku është gjak. Sado që e kemi lënë, kemi hequr dorë, futbolli është brenda në gjak dhe nuk largohet”, tha Kastriot Peqini, ish-futbollist i Elbasanit.
Në këtë organizim jo vetëm fituesit por të gjithë pjesëmarrësit morën nga një kupë, si për të treguar se rezultati sportiv ishte në plan të dytë.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Përplasja për Ukrainën, e drejtoi si duhet Rama KS të OKB?
-
Po
82.4%
-
Jo
11.2%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4388
Lajme të tjera
-
Shkupi e Sofja përplasen në Pustec për Censin 2023! Ambasadori bullgar ‘dhurata’ në bashkinë minoritare! Përfaqësuesi i maqedonasve: Provokim i rëndë
20 Shtator, 14:07
-
Rikthehet në edicionin e 10-të, ‘Korça Short Film Festival’! 35 filma me metrazh të shkurtër nga 28 vende, 5 prej tyre prodhime kinematografike shqiptare
19 Shtator, 17:17
-
Kolonjë/ Gjendet mësuesja për nxënësen e vetme në shkollën e fshatit të thellë Boshanj! Alesia nis shkollën pas apelit në Report Tv
19 Shtator, 16:51
-
“Censi 2023”, Report Tv në Pustec, bashkinë minoritare: Maqedonas apo bullgar? Si do deklarohen banorët? Anketuesi: Nuk i gjejmë në banesë
19 Shtator, 13:41
-
Kolonjë/ 21 familje në Boshanj pa infermier! Banorët: Iku në Gjermani, s’kemi ku bëjmë një gjilpërë
19 Shtator, 08:47
-
Zyrtare/ 'Edhe tre vite bardhekuq', Skënderbeu rinovon me lojtarin polivalent
18 Shtator, 14:23
-
Dhunë në familje, sherr dhe kanosje, vihen nën hetim 6 persona në Korçë
18 Shtator, 13:58
-
'Zbulo Voskopojën', mbi 150 vrapues në maratonë! Dy ditë aktivitete promovuese për fshatin turistik
17 Shtator, 17:45
-
Operacioni ‘Tempulli’, lihen në burg 16 të arrestuarit në Korçë
17 Shtator, 14:15
-
Operacioni ‘Tempulli’, hera e parë që kapet kokainë 91% e pastër! Lihen në burg dhjetëra persona në Fier, Vlorë, Korçë e Durrës, lirohen disa të tjerë
17 Shtator, 08:55
-
SPECIALE/ Drugdhendësi më i ri në Maliq, ruan traditën e familjes
16 Shtator, 20:39
-
Vit i dobët prodhimi! Fermerët e Maliqit rrisin çmimet e qepës dhe patates, shiten për konsumatorët me 100 lekë/kg
16 Shtator, 13:15
Kto jane pune te prefektit korçar sllavo çopan joliç
Përgjigju