Memoriali në Tiranë, Ilir Yzeiri: Mendjelehtësi, na gërvisht identitetin! S'jemi zgjatim i perandorisë turke

Memoriali në Tiranë, Ilir Yzeiri: Mendjelehtësi, na gërvisht identitetin! S'jemi zgjatim i perandorisë turke

TIRANE-Vendosja e memorialit te Kodrat e Liqenit për viktimat e atij që u cilësua si grusht shteti i 15 korrikut 2016 në Turqi ka ngjallur debate në opinionin publik shqiptar. Analisti Ilir Yzeiri i ftuar në studion e Report Tv e cilësoi si mendjelehtësi vendimin për të lejuar memorialin. Ai tha se shenjtërimi në Tiranë i atij që u cilësua nga Erdogan si grushtit të shtetit në Turqi e gërvisht identitetin tonë.

"Problemi është ky, një pjesë e opinionit kanë reaguar për këtë ngjarje, vendosjes së këtij memoriali dhe manifestimit triumfalist. Çlidhje ka Shqipëria me atë që ka ndodhur në 15? Qeveria turke lajmëroi se ka ndodhur një grusht shteti, që kishin vrarë të fajshëm dhe pafajshëm dhe Erdogan mori një fushatë të egër spastrimesh që coi në burg të gjitha ata që cilësoheshin mbështetës të Gulenit. Ngjarje e gjitha turke.

Ngjarja nuk ka vetëm këta martirë, por janë edhe këta që janë në burgjet turke, që qeveria e Erdoganit me gjyqe të montuara i ka dënuar dhe që është akuzuar nga ndërkombëtarët për shkelje të të drejtave të njeriut. Por se u transferua në Shqipëri? Por cfarë është kjo pllakë, ky memorial? Në Shqipëri këto memoriale duhet të kenë lidhje me vendin ku vendosen, me Shqipërinë.

Është përhapur një ide që këtë memorial e kanë bërë që njerëzit që jetojnë këtu të kenë një vend ku të shkojnë ti kujtojnë. Po cdo të thotë kjo që sa banorë sezonale nga Kina, apo vende të tjera të kenë një vend te Kodrat e Liqenit? Pse duhet që kjo memorie të transferohet në Shqipëri. Ku është dëmtuar identiteti nacional? Ne duhet të mendojmë se nuk jemi vetëm zgjatim i Perandorisë turke, që Shqipëria ka të njëjtat emocione si sulltani në Stamboll, Erdogani.

Kjo është punë e brendshme e Turqisë, kjo i përket emocioneve të një vendi që nuk ka lidhje me ne. Ne shkëmbejmë simbole, marrim figura të shquara, që janë vendosur emrat e rrugëve apo të tjerë. Por nuk kemi transferuar grushtet e shtetit apo ngjarjet politike, por një simbol që ka vlerë për të gjithë, liria dhe demokracia. Një ngjarje e tillë që ende nuk është sqaruar nga vetë turqit, cfarë lidhje ka me ne? Vendosja e memorialit e ka kaluar marrëdhënien e reciprocitetit.

Identiteti ynë është në fije të perit. Ne sot jemi me pikëpyetje të madhe, ku u themi se cfarë jemi. Ne sot kemi marrëdhënie të mira me Turqia, por historinë nuk duhet ta zhbëjmë. Manifestimi nuk ka lidhje me Shqipërinë, por me Turqinë. Nëse ajo qenka dita e demokracisë dhe ne e shenjtërojmë edhe në Tiranë mendoj se është mendjelehtësi në emër të atyre që mund t'u kenë premtuar. Turqia kurrë nuk na ka ndihmuar. Vendosja e memorialit është një shenjë, por nuk na cenon territorin.

Është një shenjë që na gërvisht identitetin tonë. Kjo është mbështetur nga një fondacion turk, shoqatë jo qeveritare që mbështet nga qeveria turke. Këto funksionojnë me borde, kur Erdogan nuk do të jetë më president, tjetri që do të vijë do të jetë një anti Erdogan dhe do të vendosë në dyshim edhe këtë memorial. Ata do të kërkojnë që të hiqet, atëherë cfarë figure bëjmë ne? Është mirë ta ruajmë këtë kronikë dhe kur kemi tjetrën ti vendosim përballë?

Nuk është normale të shesim dinjitetin tonë. Në raste të tilla është mirë që të thërriten 4-5 njerëz me njohuritë e nevojshme për të bërë një ekspertizë për t'ua lehtësuar vendimmarrjen.  Shqiptarët duken sikur flenë gjumë, por kanë disa sensorë që i mbajnë ndezur dhe nuk e pranojnë kollaj cenimin e identitetit. Ky ishte një incident që të le pa frymë, shpresoj që të jetë i fundit dhe të asistojmë në ditën kur do ta heqin vetë turqit" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loli: 10/08/2019 21:12

    Rrofte Turqia

    Përgjigju
    • Vdekje Turqve: 11/08/2019 21:40

      Vdekte Turqia

  • BRSS: 10/08/2019 18:34

    O ILIR KE TE DREJT KUR THUA QE SHEMI ZGJATIM I TURQISE POR TURQIA NUK KA PRETENDIME PER NJE CENTIMETER TOKE NE SHQIPERI PERKUNDRAZI E KAN DEKLARUAR BOTERISHT QE KUSH PRE-K KUFIJT E SHQIPERISE DO NDERHYJM USHTARAKISHT POR SHIKO GREKUN QE I KAN DHEN PRONAT TONA DHE ME TE DREJT THON QE ESHTE TOKE GREKE I GJITH JUGU LIGJIN E BEN GREKU DHE JO NE PRANDAJ MOS HA M*TE KOT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë