GJEDNJ: Turqia shkeli të drejtat e gazetarit të burgosur Ahmet Altan

GJEDNJ: Turqia shkeli të drejtat e gazetarit të burgosur Ahmet Altan

Gjykata Evropiane e të drejtave të Njeriut ka vendosur që Turqia duhet të paguajë 16,000 € gazetarit veteran Ahmet Altan, për të cilin u theksua se ishte dënuar në mënyrë të paarsyeshme për akuzat e terrorizmit.

Themeluesi 71-vjeçar i gazetës liberale Taraf dhe autori i biografisë ‘Unë nuk do ta shoh më kurrë botën’ tani i arrestuar në Turqi prej 4.5 vjet.

Arrestimi i tij ka sjellë reagime të shumta ndërkombëtare dhe komuniteti ndërkombëtar i të drejtave të njeriut kërkon lirimin e tij.

Në vendimin e Gjykatës Evropiane u konstatuan "disa shkelje të së drejtës për liri dhe siguri dhe shkelje të lirisë së shprehjes".

Altan u arrestua për herë të parë në shtëpinë e tij në Shtator 2016. Bastisja erdhi 2 muaj pas grushtit të shtetit të dështuar në korrik, të cilin qeveria fajësoi një grup që e quan Organizata Terroriste FETO, e njohur si lëvizja Gylen.

Një total prej 497 personash kanë dalë në gjyq që nga viti 2017 në lidhje me grushtin e shtetit, me 32 ish-ushtarë të dënuar me burgim të përjetshëm në fillim të këtij muaji.

Para grushtit të shtetit në 2016, Altan kishte shkruar disa artikuj për Taraf që ishin shumë kritikë ndaj qeverisë Turke dhe Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Ai kishte akuzuar qeverinë për mosrespektim të kushtetutës, për arrestime arbitrare dhe për sjellje që në fund të fundit mund të nxisnin një grusht shteti ushtarak ose kryengritje në vend.

Altan, vëllai i tij Mehmet Altan dhe gazetari turk Nazli Ilicak u akuzuan nga autoritetet për mbështetje të vetëdijshme të përpjekjes për përmbysje duke përhapur "mesazhet e fshehta që nxisnin një grusht shteti" në televizion.

Ata u mbajtën pa akuzë për gati shtatë muaj para se ndaj tyre të ngriheshin akuza në Prill 2017, pas së cilës ata u mbajtën në paraburgim për 10 muaj të tjerë.

Në shkurt 2018, të tre u dënuan me burgim të përjetshëm, pa lirim me kusht, për "përpjekje për të përmbysur qeverinë ".

Mehmet Altan u la i lirë katër muaj më vonë. Por me rishqyrtimin e çështjeve të tyre, Altan dhe Ilicak u rigjykuan me  akuzën e mbështetjes  të lëvizjes Gylen, e cila është konsideruar si organizatë terroriste në Turqi.

Të dy u shpallën fajtorë dhe Altan u dënua me 10 vjet e tetë muaj burg ndërsa Ilicak mori afër nëntë.

Në nëntor 2019, Altan dhe Ilicak u lanë të lirë nën mbikqyrje pas më shumë se tre vitesh pas hekurave. Por 69-vjeçari Altan u arrestua përsëri një javë më vonë dhe u vendos në burgun famëkeq në Silviri të Stambollit, ku qëndron deri më sot.

Në mars të vitit 2019,  kujtimet e Altanit, Unë nuk do ta shoh më kurrë botën, e cila u shkrua nga qelia e burgut në 2018, u botua në anglisht dhe vazhdoi të fitojë vlerësime ndërkombëtare.

Në të, gazetari shkruajti se ishte dorëzuar dhe kishte pranuar të jetonte pjesën tjetër të jetës prapa hekurave:

"Unë kurrë nuk do të shoh një qiell të pakufizuar  nga muret e një oborri. Unë jam duke zbritur në Had. Unë eci në errësirë ​​si një zot që shkruan fatin e tij ".

Arrestimi i gazetarit në vitin 2019  nxiti reagime të shumta ndërkombëtare dhe nxiti reagime të shumta nga Reporterët pa Kufij,  të cilët i quajtën akuzat të rrëme dhe kërkoi lirimin e tij pa kushte.

Në një verdikt përfundimtar të botuar për herë të parë të martën, gjykata Evropiane vendosi që Turqia kishte shkelur të drejtat e gazetarit. Gjykata, e përbërë nga shtatë gjykatës nga Danimarka, Sllovenia, Moldavia, Lituania, Serbia, Lihtenshtajni dhe Turqia, zbuloi se kritikat e Altanit ndaj presidentit "nuk mund të shiheshin si një tregues se ai kishte njohuri paraprake për përpjekjen për grusht shteti".

Megjithëse Altan kishte parashikuar me saktësi një grusht shteti, gjykata theksoi se kjo nuk ishte një arsye e pranueshme për ta mbajtur atë në paraburgim. Nuk kishte gjithashtu "asnjë provë", tha gjykata.

Gjykata theksoi se ndalimi i Altan kishte qenë përfundimisht "rezultat i kritikës së tij ndaj Presidentit të Turqisë dhe Qeverisë.

 Altan ka qenë në burg për katër vjet e shtatë muaj.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja