Kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha në Beograd se pavarësia e Kosovës është fakt i pamohueshëm dhe realitet i pakthyeshëm, homologu i tij serb u ndje “i fyer e i turpëruar”.
Ai tha se nuk do ta lejojë askënd që të turpërohet në Serbi.
Mirëpo, dy ditë më parë, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, erdhi në Kosovë dhe i turpëroi dy milionë e më shumë shqiptarë, duke rikthyer në kujtesë sintagmën e vitit 1989, kur Sllobodan Millosheviq tha se “serbin nuk guxon askush ta rrahë dhe të gjithë serbët do të jetojnë në një shtet”.
Vuçiq erdhi në Kosovë për Vitin e Ri serb, ndërsa sikurse të gjithë paraardhësit e tij, Milloshviq, Sheshel e Nikoliq, liturgjinë fetare e ktheu në politikë, duke ritheksuar se “Kosova është Serbi”, ndërsa Metohia mbetet epiteti i përhershëm i Kosovës.
Një ditë para përvjetorit të Masakrës së Reçakut, Vuçiq tha se Serbia “kurrë nuk do të heqë dorë në Kosova”, ndërsa iu rekomandoi bashkëkombësve të tij, “që mos t’i shesin pronat dhe të bëjnë sa më shumë fëmijë, sepse për ta kujdeset Serbia”.
Nuk ishin këto të gjitha frazat “klishe” të Aleksandër Vuçiqit në Kosovë.
Ai tha edhe shumë më shumë, ndërsa kur i shikoi në sy ministrat serbë të Kabinetit Mustafa, iu rekomandoi “të punojnë për serbët ose të rrinë në shtëpi”.
Po ashtu, Vuçiq në fushatën turpëruese, zbuloi shtatoren e Krajl Milutinit, një mbreti serb të mesjetës, që njihet në histori për krimet që ua ka bërë shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni.
Krajl Milutini ose Stefan Uroš II Milutin Nemanjiq, ka jetuar në shekullin XIII dhe njihet si mbreti më i pamëshirshme serb.
Ai ngriti disa kisha përfshirë atë të Graçanicës, ndërsa manastirin në Deçan e ngriti djali i tij, Stefan Deçanski.
Vuçiq nxori Milutinin në Graçanicë ndërsa Listën “Srpska” për ta sfiduar pavarësinë e Kosovën dhe institucionet këtu.
Një kandidat i kësaj Liste, që po garon për kryetar të Graçanicës, Vlladeta Kostqi, tha se Serbia do ta kthejë Kosovën.
“Nëse jo tash ose në të ardhmen e afërt, kjo do të ndodhë.
Serbia do ta kthejë Kosovën”, tha Kostiq, i cili është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës.
Kjo është vetëm një tablo e vizitës së kryeministri serb në Kosovë.
Mesazhi i tij dëshmon politikën oportuniste serbe dhe pamundësinë që të arrihet një paqe e qëndrueshme në rajon, sidomos ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pavarësisht se Vuçiq u mundua ta frenojë dellin ultra-nacionalist, duke thënë se duan paqe me shqiptarët, deklaratat e mëhershme e dëshmojnë të kundërtën.
Ai mbetet i njëjti pinjoll i Sheshilit, njeriut që ka synuar t’i bëjë të gjithë shqiptarët “konserva”.
Derisa lideri i serbëve sfidoi pavarësinë e Kosovës e keqja është dyfish më e madhe, që asnjë lider në Prishtinë nuk doli ta kundërshtojë atë.
Të paktën t’ia rikujtojë se për serbët e Kosovës kujdesen institucionet e Kosovës, të cilat kanë marrë garanca ndërkombëtare për respektimin e pakicave.
Madje, serbët në Kosovë trajtohen më shumë se pakicë, sepse janë minoriteti, ndoshta i vetëm në botë, që me 5 për qind të strukturës demografike e ka serbishten gjuhë zyrtare në gjithë vendin.
Është për çudi, që akoma në Kosovës ekziston një lloj inferioriteti ndaj politikanëve serbë, sikur të ishin ata ultrasuperior.
E që në fakt është e kundërta.
Këtë e dëshmoi kryeministri shqiptar, Edi Rama, që ia tha në sy realitetin e pandryshuar.
Në një komedi që ishte shfaqur dikur në Prishtinë, “Mbretin Ibish i thoshte sejmenit të tij: Kur dikush ta bën shah, atëherë ti jepja mat”.
Në rastin e Vuçiqit, kur ai flet për serbët, që të lindin sa më shumë fëmijë (që është e drejtë e tyre) dhe Serbia kurrë nuk heq dorë nga Kosova, është dashur dikush t’ia përmendë Luginën e Preshevës.
Atje shqiptarët jetojnë si minoriteti më i diskriminuar në Evropë dhe akujt si bën “përshtypje”.
Paramendojeni ku shkon marrëzia e Qeverisë së Serbisë.
Të rinjve në Luginën e Preshevës nuk ua njeh diplomat e Kosovës.
Të diplomuarit detyrohen të punojnë ose në Kosovë, ose të ikin në diasporë.
Ndërsa, kur të kthehen pas disa muajve ua marrin nënshtetësinë.
Derisa kryeministri i “tyre”, serbëve, në Kosovë u thotë: Bëni më shumë fëmijë, Luginën po e depopullon nga shqiptarët.
Paradoks ordiner.
/Shqiptarja.com