Turqi/ 20 vite që nga ardhja e Erdoganit në pushtet

Turqi/ 20 vite që nga ardhja e Erdoganit në pushtet

20 vite më parë erdhi në pushtet Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e themeluar nga presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Filloi si një lëvizje konservatore pluraliste dhe u shndërrua në një parti autoritare.

Në vitin 2002, Turqia ishte në kontrollin e një prej krizave më të këqija ekonomike dhe politike në historinë e saj. U shpallën zgjedhje të reja dhe populli ndëshkoi partitë e krijuara më 3 nëntor, ku AKP duke siguruar mbi 34 për qind të votave u bë forca kryesore politike e Parlamentit turk duke formuar një qeveri njëpolare, e cila ishte nën drejtimin e Rexhep Tajip Erdogan.

AKP u zotua të respektojë mënyrat e ndryshme të jetesës së të gjithë qytetarëve, të ndjekë një program reformash kushtetuese që do të nxiste demokracinë dhe gjithashtu do të nxiste anëtarësimin e Turqisë në BE. Barazia, drejtësia dhe prosperiteti ishin shtyllat e politikës së saj. Kryeministri i qeverisë së parë të AKP-së ishte fillimisht Abdullah Gul, ku më pas do bëhej president i Republikës.

Erdogan nuk mundi të bëhej menjëherë kryetar qeverie për shkak të një dënimi që i ndalonte pjesëmarrjen në jetën politike. Dënimi në fjalë ishte dhënë në vitin 1997, pasi Erdogan kishte recituar në publik një poezi që sipas gjykatës bënte thirrje për dhunë dhe urrejtje fetare. I njëjti dënim i kushtoi atij edhe postin e kryetarit të Bashkisë së Stambollit, të cilin e ushtroi për 4 muaj.

Pas përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik 2016, Erdogan dhe AKP-ja e tij ishin të interesuar vetëm për të ruajtur pushtetin. Ligjet po ndryshonin, fuqitë e Erdoganit po rriteshin dhe parlamenti po luante një rol gjithnjë e më pak të rëndësishëm.

Për Christian Brakel, kreun e fondacionit politik Heinrich Bell në Turqi, AKP ka ndryshuar rrënjësisht që nga themelimi i saj. Ajo që filloi 20 vite më parë si një lëvizje e gjerë pluraliste konservatore është kthyer në një klub adhurimi të Erdoganit, deklaroi ai për DW.

Me referendumin e 2017-s, Turqia ka miratuar një sistem presidencial që i ka lejuar Erdogan të udhëheqë qeverinë si kryetar shteti. Në 20 vite AKP ka mbetur partia më e votuar në Turqi, si në konteste kombëtare ashtu edhe lokale. Pak muaj më parë, Erdogan njoftoi se do të kandidojë për presidencën edhe në zgjedhjet e ardhshme, të planifikuara të mbahen në pranverën e vitit 2023.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen