Të paktën 4,674 raste të reja të të infektuarve me koronavirus janë shënuar në Turqi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 123 persona kanë humbur jetën. Të dhënat u bën me dije nga Ministria turke e Shëndetësisë.
Sipas të dhënave zyrtare deri tani në Turqi janë realizuar rreth 673,980 teste. Numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 90,980, ndërsa 2,140 persona të tjerë kanë humbur jetën dhe 13,430 janë shëruar pas infektimit.
Vendi do të jetë nën një shtetrrethim 4-ditor, i cili hyn në fuqi nga mesnata e 22 prillit dhe do të zgjas deri në 26 Prill. Urdhri u mor nga Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan me qëllim parandalimin e përhapjes më tej të virusit vdekjeprurës.
Turqia ka filluar gjithashtu prodhimin e ventilatorëve të prodhuar në vend, ndërkaq presidenti Erdogan njoftoi se grumbulli i parë i tyre ishte dorëzuar tashmë në një spital të sapo ndërtuar në Stamboll.