STAMBOLL - Zëvednëspresidenti amerikan, Joe Biden, mbërriti sot në Stamboll për një vizitë tre ditore me qëllim që të bindë qeverinë islamiko-konservatore turke që të angazhohet më shumë në koalicionin ndërkombëtar kundër xhihadistëve në Siri.
Nën sfondin e tensioneve dypalëshe, Biden do të darkojë me kryeministrin, Ahmet Davutoglu, dhe më pas do të takojë të shtunën presidentin Recep Tayyip Erdogan, para se të largohet nga Stambolli.
Turqia refuzon kategorikisht të ndërhyjë ushtarakisht në ndihmë të forcave kurde që mbrojnë prej dy muajsh qytetin sirian kurd të Kobanes, të rrethuar nga xhihadistët e ISIS-it.
Qeveria islamiko-konservatore e konsideron partinë kryesore kurde në Siri si një lëvizje terroriste dhe mendon se një mbështetje ushtarake ndaj kësaj milicie do të shkojë në përfitim të rebelëve vëllezër të Partisë së Punonjësve të Kurdistanit (PKK), që zhvillon një rebelim kundër Ankarasë që prej vitit 1984.
Turqia privilegjon luftën kundër regjimit të presidentit sirian, Bachar al Assad, dhe mbështet ushtarakisht opozitën e moderuar.
Zëvendëspresidenti amerikan muajin e kalaur kishte ngjallur polemika me Turqinë duke e akuzuar publikisht për përfshirje me xhihadistët./ATSH/