ANKARA, 19 nëntor /ATSH-AFP/ - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kritikoi sot Uashingtonin për refuzimin e kushteve të paraqitura nga Ankaraja për hyrjen e saj aktive në koalicionin antixhihadist, në sfondin e tensioneve dypalëshe një ditë para vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden.
"Koalicioni ndërkombëtar drejtuar nga Uashingtoni nuk ka marrë masat që ne kërkojmë", shprehu me keqardhje Erdogan para shtypit, para një turneu në Afrikë.
Turqia refuzoi kategorikisht të ndërhyjë ushtarakisht kundër xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik nga frika e favorizimit të regjimit të presidentit sirian, Bachar al-Assad.
Ndryshe nga SHBA, ajo kundërshtoi të ndihmojë forcat kurde siriane që mbrojnë qytetin sirian të Kobanës pushtuar nga xhihadistët e ISIS duke dyshuar se nga një mbështetje e tillë përfitojnë rebelët "vëllezërit" e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, që kanë ndërmarrë që prej vitit 1984 një luftë kundër Ankarasë.
Pavarësisht presioneve, Turqia nuk ka lejuar aksesin në bazën e saj ajrore të Incirlikut për avionët e koalicionit që ka ndërmarrë sulme kundër ISIS-it./
/ec/ a.jor.









