TURQI – Ismail Kahraman zgjidhet kryetar i Parlamentit

/ATSH-AA/ - Deputeti i partisë AK u zgjodh kryetar i Parlamentit Kombëtar të Turqisë, në raundin e tretë me 316 vota, njoftoi agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
Në votimet për kryetar të Parlamentit Kombëtar të Turqisë në raundin e parë dhe të dytë asnjë kandidat nuk arriti të marrë shumicën e duhur, ndërkohë që në raundin e tretë mjaftonte një shumicë e thjeshtë për të zgjedhur Ismail Kahramanin.
Për postin e kryetarit të parlamentit kandiduan Ismail Kahraman, deputetja e Partisë Republikane Popullore, Gylsyn Bilgehan, deputeti i Partisë Nacionaliste (MHP), Jusuf Halaçoglu dhe deputeti i Partisë Demokratike të Popujve (HDP), Dengir Mir Mehmet Frat.
Seanca e parë e konstituimit të Parlamentit të Turqisë u realizua më 17 nëntor, ndërkohë Parlamenti i Turqisë pritet të votëbesojë qeverinë e këtij vendi në javët në vazhdim.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri