STAMBOLL, 15 dhjetor /ATSH-AA/ - Policia liroi katër prej 27 të dyshuarve të arrestuar në operacionin e djeshëm të personaliteteve të mediave lokale si dhe zyrtarëve të policisë në 13 krahina të Turqisë, sipas njoftimit zyrtar, raporton agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
Personat e liruar janë Elif Yilmaz, Ebru Senvardar dhe Naci Celik Berksoy, të cilët punonin në serialin e njohur "Tek Turkiye" si dhe Makbule Çam Elamdag, skenariste e një seriali televiziv e cila transmetohej në TV Samanyolu, e cila dyshohet se ka lidhje me predikuesin fetar Fetullah Gulen.
Të gjithë të arrestuarit dyshoheshin si bashkëpuntorë të Gylenit apo ashtuquajturës "lëvizja guleniste".
E përditshmja "Zaman" gjithashtu pretendohet të jetë e afërt me të njëjtën lëvizje.
Kryeprokurori i Stambollit, Hadi Salihoglu, deklaroi dje se kishte urdhëruar arrestimin e 31 të dyshuarve me akuzën e falsifikimit, dëshmive të depozituara dhe themelimin e organizatës kriminale kundër sovranitetit të shtetit.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan disa herë ka premtuar se do të marret me anëtarët e dyshuar të grupit të "lëvizjes Gylen".
Qeveria e konsideron lëvizjen dhe mbështetësit e saj si "shtet paralel" që nga fundi i 2013-ës./ a.jor.