Turqi/ ‘Lufta’ kundër perëndimit, deklarata e Erdogan: Paturpësi, ju nuk vini dot këtu dhe të jepni urdhëra!

Turqi/ ‘Lufta’ kundër perëndimit, deklarata e Erdogan: Paturpësi, ju nuk vini dot këtu dhe të jepni urdhëra!

Erdogan duke bere deklarata para popullit turk

Pas shpalljes ‘Non Grata’ të 10 vendeve perëndimore përfshirë edhe superfuqi globale si SHBA në media qarkullon një deklartë e Erdogan në shesh, mes turmës e cila brohoret për aktin e guximshëm të liderit të tyre.

Nuk është hera e parë që udhëheqësi i Turqisë Erdogan i del kundër perëndimit, herë-herë madje pa etikë, ama kjo është hera e parë që perëndimi merr një goditje kaq të thellë dhe të pakontrolluar.

Erdogan, ndërhyjen e perëndimit në Turqi e gjykon si një akt të turpshëm dhe është kategorikisht kundër zbatimit të urdhërave nga të jashtmit.

‘Ata shkojnë të flenë duke menduar për Kavala dhe zgjohen duke menduar po për Kavalanë. Burri me emrin Kavala na qënka lidhja e Truqisë me Sorosin! 10 ambasadorë erdhën nga Ministria e Jashtme për të. Çfarë paturpësie! Ju nuk mund të guxoni të hyni përmes Ministrisë së Jashtme në Turqi dhe të jepni urdhëra këtu. Unë i dhashë urdhërin e duhur ministrit të jashtëm se çfarë duhej bërë, ajo që duhet bërë është t’i shpallim ‘Non Grata’ me urgjencë! Kjo gjë do të zgjidhet menjëherë. Çfarë e dini veten? Kjo është Turqia, nuk është fis, është Turqia e lavdishme!’, deklaroi Erdogan ndërsa turma e mbështeste me flamujt turk.

Kush është Osman Kavala?

Osman Kavala biznesmen turk, aktivist, filantrop dhe i burgosur politik i cili ka bërë fushatë për lirinë e fjalës dhe demokracinë. Presidenti Erdogan thotë se ka mbështetur protestat e Gezi në Turqi në vitin 2013. Ai beson se ato protesta kishin për qëllim rrëzimin e tij dhe qeverisë së tij. Kjo është arsyeja pse ai beson se të gjitha thirrjet për lirimin e Kavala po synojnë drejtpërdrejt veten e tij. Prandaj reagimi i tij është i ashpër.


Lajmi kryesor:

Turqia 'luftë me të gjithë', shpall 'non grata' ambasadorët e 10 vendeve perëndimore! Mes tyre edhe të SHBA, Gjermanisë e Francës


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë me emrin e tij

'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë me emrin e tij