SANLIURFA- Luftëtarë të Ushtrisë Siriane të Lirë (USL) hynë dje në mbrëmje në Siri nga Turqia për të ndihmuar në mbrojtjen e Kobanes që po i reziston një sulmi të organizatës Shteti Islamik (ISIS), njoftoi një përgjegjës lokal turk.
Sipas këtij përgjegjësi, rreth 150 luftëtarë të USL-së kaluan kufirin gjatë natës në pikën kufitare të Mursitpinar. Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut e konfirmoi gjithashtu këtë informacion por tha se bëhet fjalë për vetëm 50 luftëtarë.
Ndërsa agjencia e shtypit prokurde, "Firat", theksoi se luftëtarët kaluan kufirin të hipur në tetë automjete.
Turqia, që shikon rrëzimin e presidentit Bachar al Assad si zgjidhjen e vetme ndaj krizës siriane, mbështet USL-në.
Paralelisht, luftëtarët kurdë të ardhur nga Iraku dhe që kanë gjithashtu mbështetjen e Ankarasë, vazhdojnë të qëndrojnë në territor turk, duke pritur transferimin e tyre drejt Kobanes, qytet kurd në Siri që rezikon prej disa javësh të bier nën kontrollin e ISIS-it./ATSH/
/Shqiptarja.com