TURQI - Në Mardin, në jug-lindje të Turqisë, u zhvillua ceremonia e dasmës së njeriut më të gjatë në botë. 

Turku Sultan Kosen 30-vjeçari i cili është i lartë 2.51cm dhe peshon 168 kg, arriti të kurorëzojë ëndrrën e tij duke u martuar me të fejuarën Merve Dibo. 

Ai është cilësuar si njeriu më i gjatë në botë dhe me duart më të mëdha. 

Sultan Kosen është klasifikuar zyrtarisht si njeriu më i gjatë në botë në vitin 2009-të, kur ishte ende 2.47 cm i gjatë. 

Pas dy vitesh, pas disa matjesh të tjera, ka rezultuar se gjatësia e tij ishte rritur duke shkuar 2.51 cm.

Sultan, ka edhe një Rekord Guiness si njeriu me duart më të mëdha në botë, 27,5 cm, deri në maj të vitit 2011-të, si edhe me këmbët më të mëdha 36,5 cm.

Kohët e fundit atij i është hequr një tumor, i cili ishte përgjegjës për këtë rritje të shpejtë, pas heqjes së këtij tumori, ai nuk do të rritet më. 

Redaksia Online
(Elvana Bilali /a.ç /shqiptarja.com)