Të paktën 18 migrantë, në mesin e së cilëve disa fëmijë, u mbytën në brigjet perëndimore të Turqisë gjatë fundosjes, mëngjesin e sotëm, të një barke në detin Egje’, me destinacion ishullin grek Lesbos.Barka e vogël e mbingarkuar, e cila u nis nga qyteti i vogël turk, Bademli (perëndim), është fundosur disa milje larg bregut për shkak të kushteve jo të favorshme atmosferike”, bën me dije agjensia turke  Dogan.