STAMBOLL, 21 nëntor /ATSH-AFP/ - Turiqa synon të ndërtojë një urë që lidh dy birgjet e ngushticës së Dardaneleve me qëllim që të ulë trafikun rrugor që mbyt Stambollin.
"Ne shpresojmë të ndërtojmë një urë të re mbi ngushticën e Dardaneleve. Ne do të transformojmë të gjithë rajonin në detin Marmara në një periferi që do të lehtësojë Stambollin për një pjesë të mirë të qarkullimit të tij rrugor", deklaroi ministri i Transporteve, Lutfi Elvan.
I hapur në detin Egje në perëndim, ngushtica e dardaneleve ndan kontinentin evropian dhe aziatik deri në detin Marmara, që ai vet është i lidhur me Detin e Zi, në verilindje, nëpërmjet ngushticës së Bosforit që ndan në dy qytetin e Stambollit.
Dardanelet, teatër i betejave të shumta antike deri në luftën e parë botërore, deri tani është i kalueshëm me varkë ose traget.
Kjo urë përbën megaprojektin e fundit në një seri të tillë, shumë kontroverse të ndërmarra nga qeveria islamiko-konservatore në pushtet që prej vitit 2002 në Turqi, veçanërisht në qytetin e Stambollit, ku presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan, ka qenë kryetar bashkie për katër vite në vitet 1990./
/G.S/