TURQI – Seanca e parë parlamentare, pas zgjedhjeve, më 23 qersho


ANKARA, 18 qershor /ATSH-AFP/ - Parlamenti i zgjedhur më 7 qershor në Turqi do të mblidhet për herë të parë më 23 qershor, njoftoi sot Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) duke konfirmuar rezultatet që kanë shënuar për partinë e presidentit, Recep Tayyip Erdogan një humbje të maxhorancës absolute.
Sipas shifrave përfundimtare të shpallura para shtypit nga presidenti i YSK-së Sadi Guven, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP, islamo-konservatore) e Erdogan, i cili e ka mbajtur i vetëm pushtetin që prej 13 vitesh, ka marrë 40,66 për qind të votave dhe 258 vende deputetësh nga 550.
Partia Republikane e Popullit (CHP, social-demokrate) ka marrë 25,13 për qind të votave dhe 132 vende dhe Partia e Lëvizjes Kombëtare (MHP, e djathtë) 16,45 për qind dhe 80 vende. Fituesi i madh në këto zgjedhje, Partia Republikane e Popullit (HDP, prokurde) mori 12,96 për qind për 80 vende deputetësh.
Detyra e parë e Parlamentit të ri do të konsistojë në zgjedhjen e presidentit të ri, për një afat maksimal kohe prej 10 ditësh pas takimit të parë.
Pas kësaj seance inauguruese, Erdogan do t'i besojë zyrtarisht aktual, Ahmet Davutoglu, kreut të partisë së ardhur në pushte, detyrën për formimin e një qeverie të re./
/ec/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë