Autoritetet turke i kanë arrestuar 48 njerëz të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik, në lidhje me një sulm me armë në një kishë në Stamboll në janar, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya të shtunën.
Një shtetas turk u vra nga dy pjesëtarë të armatosur të Shtetit Islamik në kishën katolike në Stamboll më 28 janar.
Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se ai u krye pas thirrjes së udhëheqësve të këtij grupi militant për t’i sulmuar hebrenjtë dhe të krishterët.
Prej atëherë, autoritetet turke i kanë arrestuar qindra të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik.
Shteti Islamik i ka kryer një sërë sulmesh në mbarë Turqinë, përfshirë një më 2017 në një klub nate në Stamboll, kur u vranë 39 persona.
Sipas ministrit Yerlikaya, që nga qershori i vitit 2023, autoritetet turke kanë arrestuar 2.086 të dyshuar se kanë lidhje me Shtetin Islamik.
Arrestimet e fundit vijnë po ashtu në kohën kur javë më parë një degë e Shtetit Islamik e mori përgjegjësinë për një sulm në një sallë koncertesh në Moskë të Rusisë, ku u vranë 144 njerëz./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.6%
-
Jo
19.6%
-
Ndoshta
10.8%
Vota total: 424
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk
22 Korrik, 15:28
-
Jose Mourinho kërkon Armando Brojën
8 Korrik, 21:41
-
Me pushime në Turqi, Luizi dhe Kiara ndajnë fotot e ëmbla me Lunën (FOTO)
8 Korrik, 08:44
-
Erdogan thotë se mund ta ftojë Assadin në Turqi 'në çdo moment'
7 Korrik, 19:55
-
Takimi në Kazakistan/ Turqia aspiron të anëtarësohet në organizatën BRICS të krijuar nga Rusia dhe Kina
4 Korrik, 15:50
-
Erdogan dhe Putin takohen në Kazakistan, presidenti rus: Mes dy vendeve po zbatohen projekte strategjike
3 Korrik, 22:23
-
Zyrtare/ Dy ndeshje me Kombëtaren, Kristal Abazaj rikthehet në Turqi
3 Korrik, 21:17
-
VIDEO, Euro 2024/ Kalimi në çerekfinale, Erdogan telefonon kombëtaren turke! Mesazhi për Arda Guler: T'i puth sytë
3 Korrik, 15:43
-
Euro 2024/ Merih Demiral hero, Turqia mposht 1-2 Austrinë dhe gjen Holandën në çerekfinale
2 Korrik, 22:53
-
Euro 2024/ I pret Austria, Montella optimist: Ata kanë përvojën, Turqia freskinë e talenteve për diferencën
2 Korrik, 18:52
-
Turqi/ Incident i frikshëm me shkallët lëvizëse, 11 persona të plagosur (VIDEO)
2 Korrik, 15:37
-
Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë
27 Qershor, 20:56