Braçe ‘shpërthen’ ndaj Agron Shehajt: Gjithë jetën të vetmin biznes ke pasur call center, del na flet për bujqësinë tani që u bërë politikan

Deputeti i PS, Erion Braçe ka shigjetuar deputetin e opozitës Agron Shehaj i cili zhvilloi një interpelancë me ministren e bujqësisë për fondet e IPARD. Pa e përmendur me emër, Braçe tha në Report Tv se njerëz që të vetmin biznes që kanë pasur në jetë ka qenë call centeri, dalin e flasin për bujqësinë tani që janë bërë poltikanë. I ftuar në 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, Braçe dha edhe sugjerimet e tij se çfarë mund të bëhet më mirë për bujqësinë. Sa u takon fondeve të IPARD theksoi se është një çështje që duhet hetuar me patjetër nga organet e drejtësisë.

"Çështja e fondeve të IPARD II është çështje e mirëfilltë për organet e drejtësisë. Nuk ka asnjë dyshim, nëse ka një gjë që kërkoj të hetohet deri në fund është kjo. IPARD ka mbërritur vetëm në 450 njerëz. S’po them bujq, se bujqit kanë përfituar me mjete traktorë, dhe tek tuk në ndërtimin e serave që nuk shkonim më shumë se 4-5-6 dynym. Të tjerë njerëz të rëndësishëm që kanë dashur të futen në sektorin e bujqësisë kanë hyrë, nga IPARD II janë gjithë e gjithë 450 njerëz. Fondet e BE nuk e përfshijnë masën e madhe, s’kanë impakt të gjerë te masa e fermerëve.

Për bujqësinë, ne na intereson sistemi fiskal që i bën bujqit të interesuar të prodhojnë dhe grumbulluesit të interesuar që të grumbullojnë prodhimin vendas. Sistem fiskal ku grumbulluesit dhe përpunuesit veçanërisht në segmentin e brendshëm të tregut nuk humbin para, përndryshe nuk janë të interesuar të marrin produktin vendas, por produktin e huaj. Pra na duhet sistem fiskal, dhe sistem subvencioni dhe nuk ngatërrohet më me tatimin mbi vlerën e shtuar, por një sistem subvencioni që  subvencionin çdo kg dhe litër prodhimi vendas. 1 lekë, 1 lekë, s atë keni, kështu thonë dhe bujqit.

Për këto ka nevojë bujqësia, për këto muhabetet ordinere që konsumohen në parlament, veçanërisht nga njerëz që nuk kuptojnë. Nga njerëz që bëjnë call center, të vetmin biznes që kanë pasur në jetën e tyre call center dhe duan të flasin për bujqësinë se tani janë bërë politikanë, bujqit s’kanë nevojë fare", tha Braçe në Report Tv. 


Lajmi kryesor:

21 janari, Erion Braçe për Report Tv: Krim shtetëror i organizuar, do dalin prova të reja nga dëshmitarët! SPAK t’u bëjë thirrje për bashkëpunim


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ministrja Muzhaqi në Tiranë dhe Kamëz: Rinia në qendër të reformave për Ligjin e Rinisë dhe Vullnetarizmit

Ministrja Muzhaqi në Tiranë dhe Kamëz: Rinia në qendër të reformave për Ligjin e Rinisë dhe Vullnetarizmit