Turqi,Tahiri: Do ndjekim strategji
efikase kundër krimit dhe trafiqeve

Turqi,Tahiri: Do ndjekim strategji<br />efikase kundër krimit dhe trafiqeve
TURQI- Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të homologut të tij turk, Muammer Gyler.
 
Ministria e Brendshme njofton se bisedimet dypalëshe janë fokusuar te ndihma që Policia Turke do t’i japë asaj shqiptare. Kjo ndihmë synon rritjen e efikasitetit për rivendosjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.
 
Në takim Ministri Tahiri ka siguruar homologun e tij për qëndrimin e vendosur të Qeverisë Shqiptare për të zbatuar një strategji më efikase në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve, në veçanti atij të qënieve njerëzore dhe drogës.
 
Ndërsa ministri Gyler ka theksuar gadishmërinë e qeverisë turke për të ndihmuar në mënyrë të vazhdueshme policinë shqiptare.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë