Turqi, zjarr në një pallat në qendër të Stambollit, deri tani 29 të vdekur

Një zjarr që u përhap në katin e parë të një ndërtese 16-katëshe në lagjen Besiktas në qendër të Stambollit ka shkaktuar deri tani 29 të vdekur dhe 3 të plagosur rëndë.

Sipas asaj që u njoftua nga CNN turk, zona ishte e izoluar dhe zjarrfikësit arritën të shpëtojnë disa persona të bllokuar në ndërtesë kur flakët filluan të përhapeshin. Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë, ndërsa dinamika mbetet për t'u sqaruar.

Në godinë ka pasur punime rinovimi në një klub nate.

Të ndaluar
Deri tani janë pesë persona të arrestuar dhe po merren në pyetje. Kështu ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, duke sqaruar se mes të arrestuarve janë drejtuesi i klubit të natës dhe një përgjegjës për punimet e rinovimit.

Lokali i natës, i cili u mbyll për rindërtim, ndodhej në katin e parë të një pallati banimi 12-katësh në lagjen Besiktas, në anën evropiane të qytetit që përshkohet nga Bosfori. Zjarri është shuar. Guvernatori i Stambollit, Davut Gul, u tha gazetarëve në vendngjarje se po hetohen shkaqet e zjarrit dhe besohet se viktimat ishin punëtorët që po kryenin punimet, shkruan La Repubblica. 
Lajmi ne perditesim... 

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Jo vetëm Tirana, tre klubet e Superligës me merkaton e bllokuar nga FIFA

Jo vetëm Tirana, tre klubet e Superligës me merkaton e bllokuar nga FIFA