Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Turqia ka arrestuar këtë javë mbi 100 anëtarë të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik (ISIS).

Sipas mediave të huaja, ky vend është goditur nga disa sulme të mëdha përfshirë një në një klub nate në vitin 2017, kur janë vrarë dhjetëra njerëz përgjegjësinë për të cilat e ka marrë Shteti Islamik.

Bastisjet e fundit u bënë në të gjithë Turqinë, përfshirë kryeqytetin Ankara dhe qytetin më të madh, Stambollin, shkroi ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, në platformën sociale X.

Arrestimi i 119 personave këtë javë pason ndalimin e 99 të të dysharve të tjerë në fillim të gushtit. Që nga rënia e “kalifatit” të vetëshpallur të Shtetit Islamik në vitin 2019, disa anëtarë të dyshuar të këtij grupi nga Siria dhe Iraku janë vendosur në Turqi.

Autoritetet turke kanë thënë se që nga qershori i vitit 2023 janë arrestuar më shumë se 3.600 persona për lidhje të dyshuara me grupin xhihadist.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën