/ATSH-AFP/ - Turqia dënoi sot njohjen nga ana e kryeministrit belg, Charles Michel të "gjenocidit" armen nga ana e Perandorisë Otomane gjatë Luftës së Parë Botërore.
"Ngjarjet tragjike të viteve 1915 dhe 1917 nën qeverinë e fundit të Perandorisë Otomane duhet të cilësohen gjenocid dhe ky është qëndrimi i qeverisë belge", deklaroi të enjten kryeministri belg, Charles Michel para parlamentit belg, i pyetur nga dy përfaqësues të maxhorancës.
"Këto deklarata nuk janë as të pranueshme dhe as të falshme", njoftoi Ministria e Jashtme turke me anë të një komunikate duke shtuar se autoritetet belge e kishin politizuar këtë çështje.
"Këto deklarata deformojnë faktet historike", vlerëson ministria e sipërcituar duke nënkuptuar pasoja të mundshme në marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Brukselit.
Në muajin prill, Parlamenti Evropian njohu me anë të një rezolute "gjenocidin" armen, një vendim që irritoi Turqinë.











