Turqia dhe Franca përplasen për situatën në rajonin e Nagorno Karabakh-ut

Turqia dhe Franca përplasen për situatën në rajonin e Nagorno Karabakh-ut

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dënoi ato që ai i quajti deklarata "të pamatura dhe të rrezikshme" të Turqisë për konfliktin e armatosur mes Azerbajxhanit dhe Armenisw dhe kryesisht situatën në rajonin e Nagorno Karabakut.

Turqia në anën tjetër, akuzoi presidentin Macron se po mbështet "okupimin" e rajonit nga Armenia.

"Franca mbetet jashtëzakonisht e shqetësuar për komentet luftarake që Turqia bëri së fundi. Këtë nuk do ta pranojmë", tha Macron, i cili gjithashtu duke treguar mbështetje për Armeninë u shpreh

"Unë u them Armenisë dhe armenëve, Franca do të luajë rolin e saj"

Turqia e shikon Azerbajxhanin me shumicë myslimane, si aleatin e saj të ngushtë dhe Armeninë e krishterë si armikun e saj historik.

Dhjetëra persona janë raportuar të vrarë dhe qindra të plagosur që kur përleshjet midis forcave azere dhe armene shpërthyen të dielën në luftimet më të ashpra që nga vitet 1990. Të martën, Armenia akuzoi Turqinë për rrëzimin e një aeroplani luftarak armen. Por, Ankaraja ka mohuar pretendimet.

Nagorno Karabaku është vend malor, tokë kryesisht me pyje që ndodhet brenda territorit të ish-republikës sovjetike të Azerbajxhanit dhe ndërkombëtarisht është i njohur si pjesë e këtij shteti, shkruan agjencia Reuters.

Por, armenët etnikë që përbëjnë shumicën dërmuese të popullsisë prej 150,000 banorësh, e kundërshtojnë sundimin e Azerbajxhanit. Më ndihmën e Armenisë, ata qeverisin vetë qysh kur trupat ushtarake azere u dëbuan nga ky territor në luftën e viteve të 90-ta. Një armëpushim ishte arritur në vitin 1994, por të paktën 200 njerëz u vranë në shpërthimin e dhunës në vitin 2016. Rajoni i Nagorno Karabakut mbijeton pothuajse plotësisht nga mbështetja buxhetore nga Armenia dhe donacionet nga diaspora armene.

Macron tha se do të diskutojë mbi tensionet në rajonin e Nagorko Karabakut me presidentin rus, Vladimir Putin dhe presidentin e SHBA-së, Donald Trump, para se të raportojë mbi situatën te liderët e Bashkimit Evropian.

Turqia dhe Franca gjithashtu ka një sërë mosmarrëveshjesh në Mesdheun lindor të pasur me energji si dhe për situatën në Libi dhe pjesë tjera të Lindjes së Mesme.


Lajmi kryesor:

Turqi Francë përplasje për situatën në Nagorni Karabakh! OKB: Ndalni luftimet...Jerevani mund të njohë pavarësinë e Rajonit (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye

GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye