Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët

Zjarret kanë përfshirë Izmirin në Turqi prej të enjtjes në mbrëmje, ndërsa vijojnë që të përhapen në zonën perëndimore të provincës së Izmirit, për shkak të erërave të forta, duke shkaktuar edhe evakuime të banorve.

Shtëllungat e trasha të tymit u panë të ngriheshin në ajër ndërsa flakët e shkaktuara nga moti jashtëzakonisht i ngrohtë dhe erërat e forta shpërthyen në pyje dhe iu afruan zonave të banuara.

Për shkak të erërave të forta me shpejtësi rreth 80 kilometra në orë, avionët për një kohë nuk mundën të ndërhynin në zonën e Yamanlar Karatepe, në Karsikaya.

Me gjithë praninë e pesë avionëve, 15 helikopterëve, 10 automjeteve të furnizimit me ujë, zjarri u përhap në një zonë të mbuluar kryesisht nga shkurre.

U urdhëruan evakuime në disa lagje dhe u evakuua edhe një strehë e kafshëve në zonë. Rrugët që të çojnë në zonat e prekura u mbyllën, ndërsa xhandarmëria dhe policia zbatuan masat e sigurisë.

Zjarri arriti në zonën industriale të Ornekkoy, duke u përhapur në biznese të shumta, duke përfshirë një fabrikë riciklimi, mermer, kabllo, kompani të përpunimit të drurit dhe punishte mobiljesh.

Me rënien e erës, helikopterët dhe avionët rifilluan punën, duke hedhur ujë intensivisht në zonat ku flakët ishin më të përqendruara. Zjarri vazhdon edhe në zonat pyjore brenda kufijve të rretheve Karsiyaka, Bayrakli dhe Cigli, duke prekur si zonat e banuara ashtu edhe zonën industriale.

Tymi i dendur është i dukshëm nga pjesë të ndryshme të provincës, ndërsa disa shtëpi dhe automjete pranë pyjeve janë dëmtuar nga flakët që përhapen. Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Ibrahim Yumakli u nis nga kryeqyteti Ankaraja për të monitoruar përpjekjet për shuarjen e zjarrit në provincën Egje të Izmirit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship