Turqia nis deportimin e luftëtarëve të ISIS për në vendet e origjinës, përkeqësohen marrëdhëniet me aleatët

Turqia thotë se ka filluar deportimin e luftëtarëve të ISIS për në vendet e origjinës.

Kemi filluar riatdhesimin e të ndaluarve të dyshuar si luftëtarë të ISIS, edhe pse atyre iu është hequr nënshtetësia, - thotë Ankaraja

Turqia thotë se ka filluar deportimin e luftëtarëve të ISIS, të mbajtur në paraburgim, për në vendet e origjinës, një politikë kjo që rrezikon të përkeqësojë marrëdhëniet diplomatike me aleatët e saj europianë.

Sot Ankaraja ka deportuar një shtetas amerikan dhe shtatë shtetas gjermanë, deklaroi  zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Turke ilsmail Çataklı. Ndërkohë janë gati për tu depërtuar dy irlandezë, 11 francezë dhe tre shtetas danezë.

Ministri i brendshëm, Süleyman Soylu, tha javën e kaluar se Ankaraja do të fillojë të dërgojë militantët e ISIS në vendet e tyre, edhe pse atyre iu është hequr nënshtetësia.

Turqia synon të riatdhesojë rreth 2.500 militantë të ISIS, shumica e të cilëve do të dërgohen në vendet e Bashkimit Europian.

Ankaraja ka kritikuar vazhdimisht shtetet europiane në veçanti për refuzimin e kthimit të shtetasve të huaj të mbajtur në burgjet turke, të akuzuar dhe dyshuar si terroristë të Shtetit Islamik.

287 anëtarë të dyshuar të ISIS janë kapur vetëm në muajin e fundit, gjatë ofensivës ushtarake turke në Siri.

Turqia nuk ka bërë të ditur numrin e përgjithshëm dhe kombësitë e atyre që po planifikon t'i dërgojë në shtëpi dhe as detajet se si do të funksionojë një politikë e tillë.

Disa vende europiane, përfshirë Britaninë e Madhe, kanë hequr nënshtetësinë e shtetasve të tyre që i janë bashkuar ISIS dhe kanë refuzuar kthimin e tyre.

Ministrja franceze e mbrojtjes, Florence Parly tha sot për Radion Franceze se ajo nuk kishte njohuri për riatdhesimin e mundshëm të shtetasve francez dhe i rikujtoi Ankarasë zyrtare se me të kishte nënshkruar një Portokoll të rreptë riatdhesimi me Turqinë. Ajo tha se protokolloi ishte nënshkruar për të shmangur çdo kthim të paautorizuar në Francë të luftëtarët francezë të ISIS.

Megjithatë, një burim i ministrisë së jashtme franceze i tha AFP-së se të dyshuarit si xhihadistë, pavarësisht protokollit, riatdhesoheshin shpesh në Francë. Riatdhesimi kryet natën, larg syrit të medias.

Sipas të dhënave të kolegjit britanik “King” për studimet ndërkombëtare, nga Shqipëria kanë ikur rreth 90 shtetas për të luftuar për ISIS-in, ndërsa nga Kosova kanë ikur rreth 150 shqiptarë për të luftuar përkrah xhihadistëve. Ndërsa nga Maqedonia kanë ikur 12 luftëtarë, më shumti shqiptarë dhe turq.  

Ankaraja filloi një ofensivë kundër luftëtarëve kurdë në Siri që i konsideron si terroristë.

Rreth 90,000 burra, gra dhe fëmijë me lidhje me ISIS po mbahen nga forcat kurde në veri të Sirisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:30
Militanti i ISIS i mbetur pa atdhe mes kufirit turk dhe grek

Sipas mediave turke, një ish luftëtar i ISIS me origjinë nga SHBA, ka mbetur i 'ngecur' mes gardheve me tela dhe nuk pranohet nga asnjë vend për t'u riatdhesuar.

Imazhi fotografik i burrit të mbetur pa atdhe, mes kufirit turk dhe grek, po bën xhirron e botës në rrjetet sociale.

Turqia e nxorri atë jashtë nga paraburgimi ku mbahej si i akuzuar militant i Shtetit Islamik por Greqia nuk e pranon brenda kufirit të saj dhe ai ka mbetur në atë që quhet zona neutrale.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja