Qeveria turke planifikon krijmin e tri bankave shtetërore islamike si degë të bankave konvenciale shtetërore, deri në fund të vitit 2015, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve "Anadolu" duke cituar zëvendëskryeministrin, përgjegjës për Ekonominë, Ali Babacan. Ai theksoi se tri bankat shtetërore, Ziraat Bank, Halkbank dhe Vakifbank të kenë dhe degë islamike. "Ne kemi marrë vendimin tonë politikisht dhe urojmë që sektori publik të jetë pjesë në sektorin bankar islamik", shtoi Babacan. Ai gjithashtu theksoi se Ziraat Bank ka filluar negociatat për pjesmarrjen me stilin privat islamik dhe se qeveria e tij uron suksese në negociata. "Besoj se në fund të vitit 2015 do të ngrihen tri banka shtetërore islamike", shtoi Ali Babacan. "Ziraat Bank" është një nga tre bankat shtetërore që planifikon që të hapë një degë pjesëmarrëse që të ofrojë shërbime financiare pa interes. Në katër muajt e fundit "Banka Asya" ka qënë në bisedime ekskluzive me Bankën Islamike të Katarit gjatë trasferimeve të disa aksioneve të huadhënësve turq për një bankë me qendër në Doha./ATSH/
/Shqiptarja.com












