/ATSH-AFP/ - Turqia thirri sot përfaqësuesin e Vatikanit në Ankara me qëllim për t'i kërkuar shpjegime për qëndrimin e papa Françeskut, i cili përdori për herë të parë termin gjenocid përsa i përket masakrës së armenëve në vitin 1915, njoftuan sot televizionet turke.
"Përfaqësuesi u thirr në ministrinë e Punëve të Jashtme turke", theksuan stacionet televizive NTV dhe CNN-Turk, pa dhënë asnjë detaj tjetër.
Sipas medias turke, një komunikatë zyrtare do të publikohet sot nga ministria.
"Papa Françesku e cilësoi sot masakrën e vitit 1915 si gjenocidin e shekullit XX", gjatë një meshe në Romë bashkëkremtuar me patriarkun armen Nerses Bedros XIX Tarmouni dhe në praninë e presidentit armen, Serge Sarkissian.
Armenët theksojnë se 1,5 milionë prej tyre janë vrarë në vitet 1915 dhe 1917, në fund të perandorisë osmane. Një numër i madh historianësh dhe më shumë se 20 vende si Franca, Italia dhe Rusia e kanë njohur si një gjenocid.
Turqia konfirmoi nga ana e saj se bëhej fjalë për një luftë civile në të cilën 300 000 deri në 500 000 armenë dhe po aq turq kanë humbur jetën.