TURQI- Turqia nuk do të njohë aneksimin e paligjshëm të Krimesë. Kështu ka thënë ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu pas një takimi në Kiev me homologun e tij ukrainas, Pavlo Klimkin, ku tha se vendi i tij do të vijojë të mbështesë integritetin territorial të Ukrainës.
“Turqia mbështet integritetin territorial ukrainas dhe të kufijve të saj, përfshirë Krimenë. Turqia ka deklaruar në mënyrë të vendosur se nuk ka ndërmend të njohë aneksimin e paligjshëm të Krimesë”, tha Çavusoglu.
Nga ana tjetër, ministri ukrainas Klimkin shprehu shqetësimin në lidhje me kushtet e jetesës së banorëve të Krimesë, si dhe dënoi zgjedhjet në territoret rebele javën e kaluar.
“Kjo farsë e ndodhur në Donestk dhe Luhansk më 2 nëntor nuk ka asnjë efekt, por është një cenim i hapur i rendit kushtetues”, theksoi ministri i Jashtëm ukrainas.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com