Suveniret me simbole kombëtare shqiptare janë hequr nga “freeshopi” i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, prej ditës kur e ka marrë atë nën menaxhim një kompani turke, shkruan Koha Ditore.
Në hapësirën e brendshme të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, në korridorin afër hyrjes "check in" janë shitur simbole të UÇK-së, simbole të ndryshme autoktone të Kosovës. Suvenire si Hyjnesha në Fron, skulptura të personaliteteve, humanistes së madhe shqiptare Nëna Terezë, heroit Adem Jashari, emrin e të cilit e mban Aeroporti i Prishtinës e flamuj kombëtarë.
Zëdhënësi i ANP-së nuk di fare se çfarë ka ndodhur dhe ka thënë për Koha Ditore se s’ka çka të thotë për këtë.
Ministrja Çitaku, e cila nuk kishte qenë e informuar për këtë fakt, ka thënë se “kjo duhet të ndryshojë menjëherë”, shkruan sot Koha Ditore.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com