Turqit në Tiranë në ankth për familjarët, mjeku turk për Report Tv: Pas 40 orësh nën rrënoja, mbesa ime mbijetoi

Sy e veshë i kanë tek lajmet që raportojnë mediat turke mbi tërmetin. Me origjinë turke, por banues në Tiranë, Taner Akdamar mjeku patolog në Tiranë së bashku me vajzën e tij Aysu ndajnë me ne ankthin dhe stresin që përjetuan për tërmetin në Turqi, pasi nga të afërmit e tyre u mungonte ky zë, “Alo unë jam mirë’

“Akoma nuk kam marr një përgjigje të saktë. Tragjedi e madhe dhe rrëmujë e madhe. Herën e parë më mori në telefon mua motra, motra ime nga Turqia  dhe tha ne jemi keq. Nuk arrim të lidhemi me vëllezërit sepse janë në të njëjtin qytet. Familja e vëllait tjetër është në qytet tjetër. Prindërit e mi jetonin në zonat e tërmetit në Sanliurfa, në Gaziantep kam të afërm të tjerë dhe në Hatay.”-tha Taner Akdamar mjeku me origjinë turke në Tiranë.

“Ne kemi qenë 24 orë te lajmet turke. Kur shikonim që çdo sekondë binte një pallat, nga rrënojat duke dalë të tjerë dhe pastaj u rrëzonte pallati tjetër. Këto kanë qen tjetër. Këto kanë qenè momentet më të frikshme.”- tha Aysu.

Minuta që mezi kalonin dhe stresi që sa vjen dhe shtohet babe e bijë tregojnë se meraku më madh ishte për vajzën e vëllait e cila u nxor e gjallë pas 40 orësh nën rrënoja.

“Nuk e gjenim në fund fare mbesën time. Është studente . Pas 40 orësh u gjet. Tani është në spital. Është 19-vjeç dhe është fëmija i parë i familjes time.”- tha Taner Akdamar mjeku me origjinë turke në Tiranë.

Aysu tregon se kushërirën e saj Edën e konsideron si motër pasi janë thuajse në një moshë. E ka thirrur në telefon me qindra herë, por pas 40 orësh mori vesh që ishte shpëtuar dhe gjendej në spital.

“Diku tek 2 vite kemi diferencë. Unë me atë kemi qenë më shumë se motra , kontaktojmë çdo sekondë. E kam marr në telefon në momentin që e kanë marr vesh , por  nuk më ka hapur telefonatën. Kur dëgjova që nuk po gjehej më, aty kam qenë në çdo moment me xhaxhain.” tha Aysu.

Por pavarësisht se familjarët e tyre i kanë shpëtuar tërmeteve, mjeku ka marr një mision të rëndësishëm. Ai u nis këtë të mërkurë për në Turqi, për t’u ofruar të plagosurve ndihmë mjekësore.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • esat: 08/02/2023 21:13

    ishallah shpetojjne,turqit,,, o zot c'po na shikojnw syte....llahtari...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë