Tusk: BE duhet të përgatitet për më të keqen nga Trump

Tusk: BE duhet të përgatitet për më të keqen nga Trump

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se BE-ja duhet të përgatitet për më të keqen, për shkak të politikave të presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një letër dërguar udhëheqësve të BE-së, Tusk shkroi se "marrëdhëniet transatlantike janë nën një presion të madh, për shkak të politikave të presidentit Trump".

Tusk, i cili do të kryesojë një samit dyditësh të liderëve të BE-së në Bruksel, nisur nga e enjtja, tha se "ndarjet, për faqt të keq, shkojnë përtej tregtisë".

"Derisa shpresojmë për më të mirën, duhet të bëhemi gati për skenarët më të këqij për Unionin", tha Tusk.

Trump, këtë muaj, ka vënë tarifa mbi importet e aluminit dhe çelikut nga Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera aleate. BE-ja është përgjigjur me taksa hakmarrëse.

Ekspertët kanë tërhequr vërejtjen për luftë të mundshme tregtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 28/06/2018 08:20

    Kjo eshte URSS.. Ja doli qe te fuste ne sherr BE me USA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë