TV i familjes Berisha sulmon Gaz Bardhin: Nuk mund të amnistojë arrestimin e Berishës që ditën e parë

TV i familjes Berisha sulmon Gaz Bardhin: Nuk mund të amnistojë arrestimin e Berishës që ditën e parë

Gazment Bardhi

Televizioni i familjes Berisha sulmoi kreun e grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, pasi sipas tyre me mos përmendjen e arrestimit të Berishës, në fjalën hyrëse në Kuvend, ka amnistuar arrestimin e tij.

Në emision e drejtuar nga Sonila Meço gazetari Beldian Koka sulmoi Bardhin.

"Fjalimi i Bardhit ishte sikur kemi një Shqipëri normale, sikur është çdo gjë është normale. Kritika për opozitën, s’mund të niste pa kujtuar se Berisha është në arrest shtëpie, po tenton ta shkatërrojë atë. Një çmenduri dhe non sens i madh që e ka gjunjëzuar opozitën dhe ka burgosur liderin e saj.

Pa dhënë zgjidhje kësaj çështjeje s’mund të kishte kërkesa të reja. Bardhi gaboi ku tha se ata nuk janë armiq të opozitës. Ata s’mund të amnistohen si armiqtë e opozitës, ata janë armiqtë e të githë qyttarëve.

Lideri i opozitës është në burg, dramë e madhe e s’mund të kalojë si gjë normale, në moment që shoh Bardhin me këta që vendosën të shkelin Kushtetutën. Për prova që s’i njeh askush dhe një SPAK që është në funksion të Ramës dhe nevojave të tij politike. Kjo gjë s’mund të amnistohet e certifikohet në fjalën e parë të kreut të grupit parlamentar", tha Koka.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira, por temperatura deri në 36 gradë! Parashikimi i motit për këtë të martë

Vranësira, por temperatura deri në 36 gradë! Parashikimi i motit për këtë të martë