Receta e parë :Kekë të vegjël me kungull të njomë

Përbërësit:

400 gr kunguj të njomë

½ qepë

Majdanoz

100 gr gjizë

3 kokrra vezë

230 gr miell

1 lugë çaji pluhur pjekës

60 ml vaj ulliri

70 ml qumësht

Kripë dhe piper i zi

6 domate qershi

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim qepën me 1 lugë gjelle vaj ulliri sa të zbutet. Vezët i hedhim në  një tas . shtojmë kripë piper të zi dhe i rrahim mirë. Shtojmë gjithashtu 3 lugë gjelle vaj ulliri, 100 ml qumësht, kungullin e grirë në rende, miell, pluhur pjekës , qepën e zbutur dhe gjizën. I ndajmë në forma, i vendosim një gjysëm domate në qendër dhe i vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 180ºC për 25-30 minuta.

Receta e dytë: Qofte me qull dhe arra

Përbërësit:

400 gr mish i grirë

50 gr sallam parizier

1 kokërr qepë

1 fetë bukë

1 kokërr vezë

Kripë dhe piper i zi

Majdanoz

Për salcën:

2 lugë gjelle miell

3 lugë gjelle vaj ulliri

2 gota ujë

2 lugë gjelle uthull

2 thelpinj hudhër

2-3 lugë gjelle arra të shtypura

1 dafinë

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Përgatitet brumi i qofteve dhe lihet të pushojë. Përgatiten qofte me madhësi mesatare , pudrosen lehtë me miell dhe skuqen. ( I lëmë mënjanë të mbuluara).

Skuqim 2 lugë gjelle miell. E shuajmë me ujë dhe na formohet një salcë jo shumë e trashë. E lëmë të ziejë për 3 minuta dhe e largojmë nga zjarri. Shtypi  hudhrat, shtojmë në to uthull dhe i hedhim tek salca. Shtojmë 2-3 lugë gjelle arra të shtypura mirë. Shërbehen qoftet me salcën e përgatitur. Nëse i duam qoftet e buta, i japim një valë 2 minuta së bashku me qullin dhe i shërbejmë.