Persona të paidentifikuar e të armatosur kanë grabitur një bankë në rrugën “Jadranska Magistrala” në Shkup gjatë orëve të mesditës.
4-5 persona kanë hyrë në Halkbank Sh.A të maskuar dhe me armë kallashnikov duke kërcënuar punojësit e bankës. Pasi kanë marë parratë, grabitësit janë larguar bashkë me paratë në drejtim të paditur.
"Kanë dëmtuar filialin, nuk e dimë se sa para janë marrë. Nuk e dimë se ku janë. Policia erdhi, tashmë vazhdon hetimi. Pas asaj do të na njoftojnë edhe neve. Nga ana tjetër shokët tanë janë duke u munduar për të përcaktuar se sa para janë marrë" ushpreh Drejtori i Përgjithshëm i Halkbank Sh.A. Shkup, Bilal Sucubası. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.
Kjo bankë rezulton të jetë vjedhur edhe dy herë të tjera.