"Të mbante Genti me lekë, si do ja bësh tani?" Jonida Maliqi: Është e vështirë, ma qajnë hallin
Këngëtarja Jonida Maliqi ka folur për herë të parë pas divorcit nga bashkëshorti i saj biznesmen, Genti. Teksa është pyetur se si do ja bënte tani pasi më parë mbahej me të ardhurat e burrit, këngëtarja është shprehur se nuk varet nga askush.
Jonida Maliqi dhe ish-bashkëshorti, Gent Prizreni
Vetëm një vit më parë u bë publik lajmi se martesa e këngëtares Jonida Maliqi dhe biznesmenit Gent Prizreni mori fund. Pas 17 vitesh së bashku, ku ata sollën në jetë edhe të voglin Dani, sot jetojnë të ndarë. Në një intervistë për 'Revistën Who', Jonida ka shprehur vështirësitë e këtij divorci, dhimbjen që ka lënë pas dhe se si po vazhdon jeta e saj tashmë. Mirëpo njëra ka pyetjet ka qenë e sikletshme për këngëtaren pasi është pyetur në lidhje me përballimin e jetës ekonomikisht tashmë që nuk ka më të ardhurat e bashkëshortit.
"Shumë njerëz e kanë komentuar faktin se si do ia bësh tani? Kjo për shkak të të ardhurave që ish-bashkëshorti posedonte. Është e vështirë pa të?"- e ka pyetur gazetari.
"Sa ma qajnë hallin, e di, e di. Duke qenë vetëm kisha shumë hapësira për të punuar vetë dhe për t’ia dalë mbanë. Kam bërë ndryshime, në biznes kam krijuar marrëdhënie të reja pune. Falë Zotit kam energji, psikologjikisht jam e shëndetshme dhe më pëlqen shumë puna. Nuk hyj tek personat dembelë që janë mësuar të varen nga të tjerët. Po bëj dy vjet që jam vetëm, edhe pse lajmi ka dalë përpara një viti. Çdo gjë ka shkuar mirë, për më tepër që divorci me Gentin ka përfunduar me një pakt marrëveshjeje midis dy personave të civilizuar dhe përkujdesja e tij kundrejt Danit, sido që të jetë i bën gjërat më të lehta. Ne jemi të dy shumë të përgjegjshëm kundrejt atij që na bashkon dhe që do të na bashkojë përjetësisht,"- është përgjigjur këngëtarja.
Jonida më tej foli edhe për projektet e reja në jetën e saj duke treguar se ka pasur oferta të ndryshme si në muzikë ehde në biznes por tashmë duhet të mendohet gjatë dhe të vendosë diçka.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4615
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
2024-a e triumfit të lekut! Valutat më të dobëta se në 2023
31 Dhjetor 2024, 12:08
-
Brad Pitt dhe Angelina Jolie nënshkruajnë marrëveshjen e divorcit
31 Dhjetor 2024, 11:31
-
Nata e dytë e Fest 63, 15 artistë të tjerë ngjiten në skenë
20 Dhjetor 2024, 20:50
-
'Nuk paguan pensionin ushqimor të djalit’, Jonida Maliqi hedh në gjyq ish-bashkëshortin
18 Nëntor 2024, 19:26
-
Leku forcon pozitat përballë euros, humb terren ndaj dollarit
9 Tetor 2024, 17:37
-
Leku fundos valutat, euro 99.4 lekë kurse USD 89 lekë
13 Shtator 2024, 16:31
-
34 mijë të divorcuar/ 47-vjeçarja për Report Tv: U ndava prej dhunës, kam punuar 3 punë për të rritur djalin! Ish-bashkëshorti s’paguan detyrimet
13 Korrik 2024, 16:16
-
Euro ‘prek fundin’, bie në nivelin më të ulët historik! Zyrat e këmbimit ua blejnë qytetarëve me 99 lekë
10 Qershor 2024, 14:08
-
‘U lidhën me dashuri, por prej 2 vitesh kanë konflikte’, zbardhet padia e Xhensila Myrtezajt dhe kërkesat që ka ndaj Bes Kallakut
3 Qershor 2024, 17:03
-
‘Dështon’ mirëkuptimi! Xhensila dhe Besi në gjykatë për divorc e ndarje pasurie
1 Qershor 2024, 17:19
-
Të gjitha valutat e huaja në rënie! Euro prek vlerën më të ulët për muajin prill, ja me sa këmbehet
30 Prill 2024, 15:02
-
Si ta bëni dikë t'ju tregojë sekretet e tij
16 Prill 2024, 09:28