Lezhë-Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Mamurras.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se personi i plagosur Pjeter Marku 50 vjeç, i cili ka marrë një plumb nga arma në dorë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Zef Hoti, në Mamurras, ndërsa i plagosuri është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas policisë, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Kurbin/Informacion paraprak. Rreth orës 16:25, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta.
50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Komente









