Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e sotme qytetin Memaliaj të Tepelenës.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën 30-vjeçari Endri Goxhaj.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy personave (të cilët kishin një konflikt të mëparshëm), i cili ka degjeneruar në shkrehjen e armës së zjarrit nga agresori 29-vjeçar, Donaldo Nela. Endri Goxhaj ka mbetur i vdekur në vend pas të shtënave, por i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta ka mbetur edhe vëllai i autorit, 25-vjeçari Dali Nela. Mësohet se 25-vjeçari i plagosur është në gjendje kritike për jetën dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Raportohet se ai ka marrë 4 plumba, 2 në mushkëri, një në bark dhe një në shpretkë.
Krimi ka ndodhur para një lokali në qendër të Memaliajt. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të autorit, i cili pas vrasjes është larguar në drejtim të paditur.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dokumentimin e krimit.
Njoftimi i Policisë:
Memaliaj/Informacion paraprak-Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
-------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Report Tv ka siguruar fotografinë e 30-vjeçarit Endri Goxhaj, i cili mbeti viktimë e përplasjes më armë zjarri në Memaliaj të Tepelenës.
Ngjarja ndodhi pas një sherri mes dy personave (të cilët kishin një konflikt të mëparshëm), i cili ka degjeneruar në shkrehjen e armës së zjarrit nga agresori 29-vjeçar, Donaldo Nela. Endri Goxhaj ka mbetur i vdekur në vend pas të shtënave, por i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta ka mbetur edhe vëllai i autorit, 25-vjeçari Dali Nela. Mësohet se 25-vjeçari i plagosur është në gjendje kritike për jetën dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dokumentimin e krimit.
Komente










Bjerini Shqiptar ,sapo fituam nje kriminel qe do e mbajm ne burg me taksat tona dhe po ashtu fituam nje hasmëri me breza
Përgjigju