Të sëmuresh në Shqipëri, vetëm për të provuar zemrën e madhe shqiptare

Të sëmuresh në Shqipëri, vetëm për të provuar zemrën e madhe shqiptare

Njeriu duhet të sëmuret vetëm për të provuar solidaritetin unikal shqiptar. Nuk mund ta kuptojë ndryshe. Të gjithë: miq, kolegë, të afërm mobilizohen. Dikush do të gjejë mjekun më të mirë për hallin që ke, tjetri do të gjejë zogjtë më të freskët për supën më të shijshme, të tjerë janë gati të bëjnë gjithë punët që ke lënë përgjysëm. Nuk ka si solidariteti shqiptar në sëmundje. Edhe kur bëhet fjalë për Covid, që kudo gjetkë ta thuash këtë fjalë, normalisht, krijohet distanca e izolimit total. Por jo në Shqipëri. Kur ti je sëmurë, duket sikur njerëzit rreth teje nuk kanë frikë nga asgjë. Me vështirësi do t’i mbash ata larg. Dhe duhet të jesh ti që duhet të rrish larg. E ke për detyrë t’i shpëtosh. Të shpëtosh këtë bukuri të thellë njerëzore dhe dashurie shqiptare që uroj me gjithë zemër të mos modifikohet, të ruhet e të mos zhduket kurrë. Pastaj zbulon papritur një botë profesionistësh të heshtur, mjekë dhe infermierë, që veprojnë me një shpejtësi të pamenduar për të marrë përgjigjet e duhura. Pastaj, sigurisht, duhet edhe pak fat, strukturë e fortë ADN-je. Duhen dhe njohje, që të vijnë nga të gjithë pa kursim. Të gjithë e kanë një numër telefoni, një rekomandim, një mik që të zgjidh problemin dhe ta servirin pa asnjë hezitim.

Covidi do të bëjë punën e tij, do të prekë të brishtë e të fortë, të vaksinuar e të pavaksinuar, të rritur e të vegjël, ata që e besojnë dhe ata që nuk e besojnë, por në Shqipëri, sidomos në Shqipëri, duke parë se të gjithë hidhen me mish e me shpirt të ndihmojnë, është shumë e rëndësishme të jemi të ndershëm dhe të sinqertë me njerëzit që na rrethojnë. Të tregojmë se kemi temperaturë, kollë e të izolohemi, të mbajmë larg miqtë e njerëzit e dashur sepse kështu mund t’i shpëtojmë. Edhe nëse nuk i beson ekzistencës së Covid, edhe nëse mendon se po kalon një kollë nga kondicioneri, apo një grip të zakonshëm, mos ju afro askujt. Ti sigurisht nuk je i sëmurë me atë që nuk e beson, por kush afrohet të të ndihmojë, mund ta pësojë. Duhet shumë zemër për të shpëtuar zemrën shqiptare të solidaritetit dhe vetëm pak sakrificë: disa ditë distancë dhe izolim. Dhe sinqeritet. Nuk kushton asgjë pak ditë vetëizolim; temperaturën 39, 40 e përballon kollaj një i ri e i fortë, por një i moshuar apo kush ka problem shëndetësore mund ta pësoje vetëm sepse ti ju afrove sikur s’kishe asgjë.  

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet