BERLIN - Rrjeti social Twitter i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së shteti gjerman duke bllokuar llogarinë e një grupi neo nazist. Postimet e kësaj llogarie nuk do mund të shihen më nga përdoruesit në Gjermani, ndërsa pjesa tjetër e botës do të vazhdojë ta ketë këtë mundësi. Kjo është hera e parë që rrjeti social përdor rregulloren e censurës, e cila hyri në fuqi në Janar të këtij viti. Sipas kësaj rregulloreje, rrjeti ka të drejtë të bllokojë përmbajtjen në shtete specifike nëse përdoruesi dhunon ligjet e vendit. "Asnjëherë nuk kemi dashur të cënojnë përmbajtjen, ndaj është shumë mirë që kemi mjetet e duhura për ta kushtëzuar atë në mënyrë transparente", u shpreh avokati i përgjithshëm i Twitter Alex Macgillivray gjatë shpalljes së këtij vendimi.

Në një postim ai bëri publike të dhëna nga letra e policisë gjermane, ku kërkohej mbyllja e kësaj llogarie. Në letrën në fjalë nënvizohej se si qeveria kishte ndaluar organizatën Besseres Hannover. Në letër shkruhej se organizata është shpërbërë, pasuritë e saj janë sekuestruar dhe të gjitha llogaritë e saj sociale duhet të mbyllen menjëherë.

(dm/shqiptarja.com)