Kamerat e sigurisë në ambiente publike, pallate, por edhe apartamente, kanë fiksuar momentin e tmerrshëm të tërmetit 6.4 ballë në Shqipëri.
Tërmeti i rënë orët e para të mëngjesit të djeshëm ka shkaktuar dëme të mëdha në njerëz e materiale. Ajo që secilit i shkon në mendje kur ndjen një tërmet është të dalë sa më shpejtë nga banesa. Po një kamer sigurie ka kapur një detaj ndryshe në një pallat në Tiranë.
Pamje e publikuara nga Report Tv, tregojnë filmimet e një kamere sigurie ku shihet një qytetar që fle në kuzhinën e tij në momentin që bie tërmeti.
Pavarësisht se pallati shkundet dhe nga tavani fillojnë të bien copëza muri, personi nuk e prish fare terezinë. Ai vazhdon të flejë i qetë pa e ditur se rreth tij mund të jetë duke u shembur gjithçka.
Fatmirësisht në Tiranë dhe në pallatin ku është filmuar videoja nuk ka patur dëme në njerëz.
Report Tv sjell një tjetër video të lëkundjeve që shkaktoi tërmeti i fortë që goditi vendi. Në videon e siguruar nga Report Tv në Shëngjin qeni e ndjen dhe largohet me shpejtësi, ndërsa më pas fillojnë lëkundjet e fortë të tërmetit.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë shumë edhe në qytetin e Tiranës, ku nuk kanë munguar edhe dëmet. Ndërkohë një video e ardhur nga qytetarët për Report Tv, vihet re si lëkundet një pallat tek zona e Astirit.
Tërmeti ka shkaktuar lëkundje të forta edhe në qytetin e Tiranës. Report Tv ka siguruar videon brenda një supermarketi në kryeqytet ku të gjitha produktet që kanë qenë në raftet e supermarketit në fjalë kanë rënë përtokë.
Kamerat e sigurië në parkimin e një lokali në Lezhë kanë fiksuar momentin e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin. Një makinë tip Benz është lëkundur për disa momente si pasojë e tërmetit.